Është rrëzuar me raketë një dron amerikan në Jemen

Një zyrtar amerikan ka njoftuar se një dron i tipit “MQ-9” është rrëzuar në qiellin e Jemenit nga një raketë tokë-ajër.

Shtetet e Bashkuara besojnë se kjo raketë u është dhuruar rebelëve Houthi nga Irani, duke shtuar se nuk dihet ende nëse droni ka qenë duke u kontrolluar nga ushtria amerikane apo komuniteti i inteligjencës, shkruan Gezeta Express.

Ky zyrtar tha se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë zyrtarisht llogari nga Irani për këtë incident.

Përgjegjësinë për rrëzimin e dronit e kanë marrë rebelët Houthi.

Rrëzimi i një droni amerikan nga Irani në qershor të këtij viti pothuajse e solli sulmin ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump kishte thënë se e ka anuluar atë disa minuta para se të fillonte për shkak se do të vriteshin shumë njerëz.

Shtetet e Bashkuara kishin thënë se droni ishte duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani kishte deklaruar se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore të këtij shteti.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Tehranit janë rritur pasi administrate e presidentit Trump po mban qëndrime të ashpra ndaj armikut të vjetër.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore me Iranin në përpjekje për t’i kufizuar ambiciet bërthamore të republikës islamike, shkruan “CNN”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button