Është arrestuar prokurorja speciale, Katica Janeva (VIDEO)

Me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, policia ka zbatuar aksion për arrestimin e prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk. Policia paraprakisht e ka bastisur shtëpinë e Janevës. Ndërsa sipas informatave të MIA-s, lokacioni i ardhshëm i policisë për bastisje do të jetë zyra e Janevës në Prokurorinë Speciale Publike.

Së shpejti pritet që Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të dalë me informacione shtesë.

Prokuroria ka paralajmëruar konferencë për shtyp në ora 14:00, në të cilën do të njoftojnë për rastin “Reket”. Në konferencë do të marrin pjesë Lubomir Joveski, zëvendësi i tij, Liljana Spasoska dhe Vilma Ruskovska.

Ndryshe, Janeva dje katër orë është marrë në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nga ana e shefes Vilma Ruskoska.  Janeva, ka dalë lirshëm prej Prokurorisë.

Derisa pritej që me hapjen e rastit “Reket”, Janeva të suspendohet, ajo javën e kaluar është kthyer nga pushimi vjetor dhe që prej më 12 gusht është në punë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button