Përmes ndryshimeve të ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra zbavitëse deri në infrastrukturë më të mirë sportive

prof d-r Ivan Anastasovski

Është tejet e nevojshme që ligji të saktësohet deri në fund me çka do të mundësohej që një pjesë e caktuar e mjeteve financiare të ri-orientohet drejt pjesës së përgjegjësisë shoqërore të organizatorëve të lojërave të fatit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive në shtetin tonë.

Kur do të parashtrohet pyetja se si të përmirësohet ajo ekzistuese ose të ndërtohet infrastrukturë e re sportive, është logjike që përgjigja gjithmonë të kërkohet nga shteti ose komuna, jo rrallë nga kolektivi sportiv (federata sportive ose klubi sportiv). Nëse e drejtojmë gishtin drejt institucioneve shtetërore se nuk ndërmarrin aktivitete të caktuara për riorganizim (renovim) infrastrukturës ekzistuese ose për ndërtimin e infrastrukturës së re sportive, a e zgjidhim me atë problemin apo vetëm tejkalohet pakënaqësia nga mos-aktiviteti dhe mos-azhurniteti i kompetentëve? Me infrastrukturë sportive bëhet fjalë në mënyrë të barabartë si për sportet kolektive dhe ato individuale, ashtu edhe për zonat sportive për rekreacion dhe kënaqje të njerëzve përmes kultivimit të gjendjen e tyre psiko-fizike, përkatësisht të shëndetit të tyre. Fakt është se pa financim paraprak në sportin, posaçërisht në sportin profesional dhe në ndryshimin e sistemit të menaxhimit, nuk mund të pritet që të arrihet as infrastrukturë bashkëkohore të sportit, e ende më pak kushte për vendosje të profesionalizmit në sportin – ndërtim të kompleksit bashkëkohor të sportit (qendër) varësisht nga qëllimet e asociacionet sportive, klubet dhe shoqatat sportive e kështu me radhë.

Qëllim parësor për infrastrukturë bashkëkohore sportive është bazë profesionale për trajnime ose kamp-trajnimi për krijim të sportistëve kulmor, i cili në vetvete duhet të përmbajë më tepër më tepër elemente infrastrukturore për të mund të llogaritet si infrastrukturë bashkëkohore sportive,dhe atë: terrene ideale me bar për sporte të caktuara, terrene ndihmëse sportive me tartan bazë për shumicën e sporteve, terrene të ndriçuara për sport për rekreacion nate, ndërtesë qendrore administrative për administratën e sportit, saunë/na, spa-qendër, sallë/lla për fitnes, restorant/nte dhe kafeteri, repart mjekësor për terapi fizikale, kinezo-terapi dhe hidro-terapi, apartamente për ekip sporti dhe për ekipin profesional, hapësirë për sigurimin, qendër kompjuterike për analizë e kështu me radhë. Kur bëhet fjalë për kapitalin privat atëherë gjërat janë shumë më të qarta, nevoja për pronar të klubit të hendbollit Vardar nga Shkupi i cili ka ndërtuar qendër sporti për nevojat e kolektivit të tij sportiv. Si shembull për infrastrukturë sporti me karakter publik përmes grumbullimit të parave publike mund të theksohet QS Boris Trajkovski në Shkup. Prapëseprapë, këto janë investime (publike dhe private) në kryeqytetin e shtetit tonë. Por, unë jam fortë i bindur se nevoja për marrje me sport, rekreacion dhe kënaqje të çdo individi në shoqërinë tonë është e madhe, posaçërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre dhe për gjendjen e mirë psiko-fizike te çdonjërit prej nesh, gjë e cila e vë në pah të dhënën se edhe komunat e tjera në shtet kanë nevojë për infrastrukturë sporti-rekreacioni.

Zgjidhje të mundshme për përmirësim të infrastrukturës së sportit
Në këtë tekst do të propozohen zgjidhje për përmirësim të infrastrukturës së sportit përmes të dhënave publike përkatësisht përmes mjeteve financiare të grumbulluara nga tatimpaguesit. Besoj se nëse si individ u drejtoheni kompetentëve në komunën ose në qytetin me ide për ringjallje të ndonjërit nga komplekset paksa të harruara të sportit nga e kaluara ose, ndërkaq, vizion për strukturë të sporti, menjëherë do tu përgjigjen se ideja është e shkëlqyer, por për fat të keq komuna ose qyteti nuk kanë financa për realizim të objekteve të tilla kapitale. Pikërisht për këto shkaqe, është korrekte që të gjenden zgjidhje përkatëse për këtë problematikë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të zgjidhjeve ekzistuese ligjore të cilat e trajtojnë fushën e sportit. Do të kisha dashur të citoj disa ligje të ndërlidhura me sportin, dhe atë Ligjin për sport, i cili në tërësi e rregullon fushën e sportit, Ligjin për financim në njësitë e vetëqeverisjes lokale, i cili i trajton raportet rreth komunave dhe sipas meje për momentin Ligji më relevant për lojëra të fatit dhe për lojërat zbavitëse. Çfarë është ajo që mund të intervenohet në Ligjin për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse dhe të synojë drejt përmirësimit të infrastrukturës së sportit nëpër tërë shtetin?

Ajo që është e nevojshme për ri-aktivizimin e idesë për ndryshim dhe plotësim të këtij ligji në mënyrë shumë më precize dhe koncize në nenin 79 të tij, i cili thotë: Për organizimin e lojërave të fatit në bastore, organizatori i lojërave të fatit paguan pagesë të veçantë në lartësi prej 20% e cila përllogaritet në dallimin midis shumës së inkasuar nga të gjitha kompjuterët në të gjitha vendet e pagesë-shpagesës të atij organizatori dhe shuma e paguar nga të gjitha vendet e inkasim-pagesës, në bazë mujore. (2) Pagesa e veçantë nga paragrafi (1) të këtij neni paguhet deri çdo të 15-ti të muajit, për muajin paraprak. (3) Dëshmia për pagesën e pagesës së veçantë nga paragrafi (1) të këtij neni organizatori i lojërave të fatit në bastoren është i obliguar ti dërgojë në Ministrinë e financave më vonë deri me 15-tin e muajit për muajin paraprak”.

Në periudhën e cila vijon, do të imponojmë debat rreth propozimit për ndryshime dhe plotësime të nenit 79 të ligjit, me qëllim të vendosjes së nenit të ri 79a i cili do të ishte si vijon:

Paragrafi 1: Për shkak të zhvillimit, avancimit, afirmimit dhe kultivimit të sportit, për ndërtim dhe renovim dhe sigurim të qëndrueshmërisë së objekteve sportive. Organizatorët e lojërave të fatit në bastore, janë të obliguar të paguajnë një pagesë të posaçme në lartësi prej 20% nga të ardhurat e përgjithshme vjetore. Këto mjete janë në mënyrë rigoroze me dedikim.

Paragrafi 2: Pagesa e veçantë nga paragrafi (1) të këtij neni paguhet deri më 15 janar, për vitin paraprak.

Paragrafi 3: Mjetet paguhen në një llogari të posaçme me dedikim, ndërsa dëshmia për pagesë të pagesës së posaçme nga paragrafi (1) të këtij neni organizatori i lojërave të fatit në bastore është i paraprak obliguar që ti dërgojë në Ministrinë e financave më vonë deri më 01 shkurt, për vitin paraprak.

Paragrafi 4: Shpërndarjen e mjeteve nga paragrafi (1) i këtij neni e bën një trup i posaçëm i formuar nga Agjencia për të rinj dhe sport me vendim dhe në bazë të një programi të veçantë, e në të cilin janë anëtarë përfaqësues nga lidhjet sportive dhe asociacionet, shoqatat dhe përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë nga fusha e sportit, ndërtimtarisë dhe arkitekturës si dhe punëtorë të shquar sporti dhe të shkencës.

Paragrafi 5: Përbërja, të drejtat dhe kompetencat e trupit përcaktohen me akt të posaçëm të miratuar nga Agjencia për të rinj dhe sport.

Paragrafi 6: Shpërndarja e mjeteve bëhet në bazë të programit nga paragrafi (4) të këtij neni që përgatitet në sajë të programeve të pashtruara nga federatat e sportit dhe të klubeve. Mjetet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe proporcionale.

Paragrafi 7: Shpërndarja e mjeteve është publike dhe bëhet në sajë të thirrjes publike e cila publikohet çdo vit në muajin tetor, për vitin e ardhshëm. Rezultatet e thirrjes publike botohen publikohen hapur në ueb faqen e Agjencisë për të rinj dhe sport edhe në mediet e shtypura dhe elektronike.

Shkaqe për të cilat propozohen këto ndryshime

Sipas analizës së Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave, bastoret sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut për herë të parë paraqiten në vitin 1999 dhe prej atëherë e deri në vitin 2013 ka mbi 200 bastore me leje nga Ministria e financave. Raporti thekson se interesi për bastoret sportive nga viti në vit është gjithnjë e më i madh, gjë e cila vë në pah se në mënyrë të konsiderueshme rritet edhe numri i bast-vënësve, me të dhëna (të pa konfirmuara në mënyrë të pamjaftueshme) për vitin 2015 se shifra është mbi 40 përqind, ose pothuajse gjysma e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore. Për shkak se në Ligjin ekzistues për lojërat e fatit dhe për lojërat zbavitëse nuk ka mjete të parapara që grumbullohen në nivel vjetor nga vetë shfrytëzuesit e shërbimeve të bastoreve për ndërtim të objekteve të reja sportive dhe për rikonstruim dhe rinovim të objekteve ekzistuese sportive në Republikën e Maqedonisë Veriore, ishte e pashmangshme të vendoset dispozitë e tillë në vetë ligjin. Ideja e propozim ndryshimeve është të përmirësohet infrastruktura e sportit si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal. Prandaj është e nevojshme të saktësohet ligji me çka do të ishte mundësuar që një pjesë e mjeteve financiare të ri-orientohen drejt pjesës së përgjegjësisë shoqërore të organizatorëve të lojërave të fatit për përmirësim të infrastrukturës për sportin në shtetin tonë.

Qëllimi i këtij teksti është inicimi i ndryshimeve të këtij ligji, duke e theksuar me këtë rast të dhënën se katër bastoret më të mëdha sportive në vit kanë qarkullim të financave afërsisht 150 milion euro, e dhënë e cila këtë veprimtari e vendos mbi shumë degë dhe fusha të tjera afariste. Pikërisht për këto shkaqe mendoj se është korrekte që një pjesë e atyre mjeteve financiare të ri-orientohen drejt përmirësimit të infrastrukturës së sportit me qëllim të avancimit të të njëjtës. Në vitin 2013 u publikua raporti i titulluar 200 më të mëdhenjtë, në të cilin mund të vërehet qartë se në top 100 kompanitë më të mëdha, në të lartin vend të 22-të sipas të ardhurave vjetore është SPORT-LLAIF TREJD SHPK Shkup me shumë të tërësishme prej 4,365,652,429 denarë. Duke e përcjellë trendin e rritjes se bastoreve sportive, mund të supozoj se sa është sot përfitimi i tyre vjetor, propozimi im është që 5 përqind prej atyre 20 përqind të financave të çdo kompjuteri i lidhur në sistemin e vënies sportive të basteve të orientohen në sportin dhe infrastrukturën e tij.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button