Maqedonia e Veriut jo respekt për Kosovën!

Maqedonia e Veriut nuk e respekton Kosovën në fushën ekonomike, ajo po i ndalon eksportin e rasatit të peshkut me pretekstin se nuk i plotëson standardet, e kjo një pretekst banal dhe aspak racional për ta vendosur në shprehje gamën e eksporteve të Maqedonisë së Veriut që i realizon në Republikën e Kosovës dhe të mirat që i vijnë nga ky vend.

Republika e Maqedonisë së Veriut eksporton mallra për një vit rreth 350 milion euro në Republikën e Kosovës, ndërkohë qytetarët e Kosovës shpenzojnë në spitalet e republikës së Maqedonisë së Veriut përafërsisht 60 milion euro. Qytetarë shqiptarë të Kosovës gjithashtu brenda ditës i shpenzojnë para të gatshme afërsisht nga 300 – 500 mijë euro në tregjet e Maqedonisë së Veriut duke i frekuentuar qendrat tregtare, aeroportin në Shkup, liqenin Matka, qendrën e Shkupi, Kodrën e diellit, Mavrovën etj.

Me të drejt lind pyetja, pse i duhet ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryeministrit Zoran Zaev të sillen kështu me Kosovën e cila është potenciali kryesori i prodhimtarisë dhe ndërmarrësisë në Maqedoninë e Veriut ose luajnë lojën e dreqit të ndonjë shteti armik të Kosovës siç është Serbia.

Maqedonia e veriut sillet e pakuptimtë në relacion me Kosovën duke abuzuar dhe mos realizuar asnjë projekt infrastrukturor që lidhet me Republikën e Kosovës edhe atë: Rruga Shkup – Bllacë 13 km ende nuk kemi qartësi se kur do të fillon puna por vetëm gënjeshtra të konsumit politik i plasohen opinionit.

Rruga Bellanovc – Gjilan nuk u hap kjo rrugë edhe pse me investimet e Bashkimit Evropian realizimi ka përfunduar por Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk lëviz pozitivisht sa i përket hapjes së kësaj pike.

Rruga Tetovë Prizren nuk po e gjen as debatin por as dhe iniciativën për realizim që të i lidhin 300 mijë banore të Pollogut me 300 mijë banorët e rrethit të Prizrenit, ku do tu hapte perspektiv ekonomike dhe zhvillim në gjitha fushat në të dy qytetet. Kjo rrugë nuk u ndërtua në asnjë periudhë historike nga Perandoria Osmane, e deri te regjimi komunist, nuk kishte kure iniciativë për këtë projekt, por për çudi si dhe ja tani në pluralizëm dhe demokraci, vazhdon i njëjti avaz nga qeveritë e republikë së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë të politikës në Maqedoni, vetëm takohen për foto dhe për të ilustruar përralla me mbret.

Infrastruktura hekurudhore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është në gjendje të mjerueshme, planifikim për investime në modernizim dhe standardizim të lidhjeve hekurudhore të shtetit të Maqedonisë së Veriut me Kosovën dhe Shqipërinë mungon dhe nuk ka interesim.

Me të drejt shtrohet pyetja pse Qeveria e Shkupit sillet kështu me vendet që më shumë përfiton dhe nuk humb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button