Dy vite nga vdekja e ish kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi

Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e ish kryeministrit të parë të Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi.

Në prill të 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit, njofton lajmi.net

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Ai ka lindur më 3 qershor të vitit 1954 në Mitrovicë. Në vitin 1979 kishte përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1985 në Zagreb.

Gjatë luftës së viteve 1998-99 Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës. Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe kryetar i Mitrovicës së jugut.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e ish-kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës, Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës, ndërsa Ibrahim Rugova ishte zgjedhur kryetar i Kosovës.

Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Ndërsa gjatë periudhës 2010-2014 Rexhepi ka qenë ministër i Brendshëm i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button