Qeveria: Prej në shtator do të rriten rrogat në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme të 150-të, ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime, në mesin e të cilave edhe rritje të rrogave për 5% për të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, njofton Portalb.mk.

“Në seancën e 150-të, Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për rritjen e rrogave në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë për 5% duke filluar prej shtatorit dhe e ka obliguar ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi t’i nënshkruar marrë veshjet me Sindikatën e Pavarur për Arsim Shkencë dhe Kulturë për realizimin e rritjes së parashikuar”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Me këtë vendim, Qeveria e Maqedonisë së  Veriut plotësisht e ka obliguar ministrin e Arsimit dhe Shkencës që të përgatit vendim për rritjen e rrogave edhe te institucionet publike të arsimit të lartë dhe të institucioneve publike shkencore për 5%, duke filluar prej muajit të shtatorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button