BDI tenton ta mbajë mbrojtjen

Një rikonstruim i Qeverisë VMRO – BDI mund të ndodh më së voni deri në dhjetor. Edhe pse nga partia shqiptare në pushtet akoma zyrtarisht nuk paralajmërojnë një gjë të tillë, mësohet se seriozisht po mendohet për një rifreskim të kuadrove dhe ndërrim të disa ministrive me VMRO DPMNE-në. Partia maqedonase në pushtet kërkon të rikthejë ministrinë e mbrojtjes pas nderimeve të ministrit aktual Fatmir Besimi para varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan. Ky do të jetë edhe dallimi kryesor mes dy partnerëve të koalicionit në negociatat e mundshme për rikonstruim, pasi BDI është e gatshme të tërheq ministrin Besimi, por jo edhe të lëshojë ministrinë e mbrojtjes, por në vend të Besimit të vjen përsëri një kuadër i BDI-së.

Ndryshime pritet të ketë edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të cilën BDI dëshiron që të udhëhiqet nga një kuadër i saj, me çka do të mundohet ti mbyll problemet me emrat e shkollave, paralelet shqipe dhe tekstet shkollore. Në këtë resor ministror pritet të kthehet Aziz Pollozhani, i cili sipas asaj që mësojmë nuk do të jetë kandidat i BDI-së për Strugën.

Për të marrë Ministrinë e Arsimit BDI mund që të heq dorë nga Ministria e Drejtësisë apo Ekonomisë, të dyja të udhëhequra nga kandidatë të saj. Gjithnjë e më tepër flitet se Blerim Bexheti do ti kthehet garës për Komunën e Sarajit. Në garë për komuna nga kabineti qeveritar pritet të del edhe Teuta Arifi në Tetovë, e cila momentalisht kryen funksionin e zëvendës kryeministres për eurointegrime./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button