Ra nga ndërtesa e FFM-së, ka ndërruar jetë punëtori që pastronte xhamat

Një punëtor që punonte në ndërtesën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ra gjatë kohës së detyrës dhe vdiq në vend, njofton Mkd.

Sot rreth orës 4 pasdite ka ndodhur aksident i madh në të cilin ndërroi jetë punëtori 56-vjeçar nga Shkupi.

Ai vdiq pasi ra nga ndërtesa e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Novo Lisice ku ai punonte. Ai po pastronte xhamat nga jashtë, kur një nga këmbët e makinës është prishur dhe është rrëzuar e tëra nga diku 10-15 metra lartësi.

MPB konfirmoi se personi V.P nga Shkupi kishte rënë dhe kishte vdekur në vend ndërsa kryente punë ndërtimore në ndërtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button