Për 12 komuna do të ndahen 165 milionë denarë për infrastrukturë

Ministria e financave, me mbështetjen e Bankës botërore, sot ka ndarë 165 milionë denarë për 12 komuna për përmirësimin e shërbimeve komunale, transmeton Portalb.mk.

Nga mjetet e përgjithshme, 136,8 milionë denarë janë kredi me norma të volitshme interesi nën 1%, ndërsa 28 milionë denarë janë mjete granti.

Kredi morën Tetova, Koçani dhe Dellçeva të cilat mjetet do t’i shfrytëzojnë për ndërtim të rrugëve. Në Tetovë me kredinë prej 60,6 milionë denarëve do të vazhdohet bulevardi “Video Smilevski – Bato” që është arteria kryesore e komunikacionit për trafikun ngarkues, i cili nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari lëvizë drejt vendkalimit kufitar.

Në Koçan me gjithsej 43,9 milionë denarë do të finalizohet ndërtimi i 11 rrugëve, prej të cilave gjashtë janë në pjesën urbane, ndërsa pesë në fshatrat Tërkanje dhe Orizari.

Në Dellçevë me 32,3 milionë denarë do të bëhet rikonstruktimi i dy rrugëve ekzistuese dhe një rruge tokësore në qytet.

Mjete granti morën komunat Bërvenicë, Butel, Debërcë, Gostivar, Ilinden, Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjevgjeli dhe Çeshinovë Obleshevë të cilat paratë do t’i shfrytëzojnë për ndërtimin e ujësjellësve, skejt parqeve, riparimin e kopshteve, furnizimin e mekanizimit dhe ndriçim të rrugëve.

Marrëveshjet u nënshkruan sot në Ministrinë e financave nga ana e zëvendësministres së Financave, Shiret Elezi dhe kryetarëve të komunave Tetovë, Koçan, Dellçevë, Bërvenicë, Butel, Debërcë, Ilinden. Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjevgjeli dhe Çeshinovë Obleshevë.

“Me zbatimin e këtyre projekteve, benefite do të kenë gjithsej rreth 200 mijë banorë, e me atë benefite do të kenë edhe banorët e rajoneve malore”, theksoi Elezi.

Sipas kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, projekti që do të realizohet në komunën e saj ështl me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Rajonit të Pollogut. Në fjalimin pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Arifi tha se secila komunë duhet të ketë aftësi kreditore në mënyrë që të mund të aplikojë për projekte të këtilla.

Për kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, me realizimin e projekteve të këtilla lokale përmirësohen kushtet për jetesë të të gjithë qytetarëve.

Shuma e përgjithshme e projektit për përmirësim të shërbimeve komunale arriti 100 milionë euro. Deri më tani janë financuar mbi 230 projekte kapitale në të gjitha komunat në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button