Presidenti Pendarovski u takua me ambasadorin e Kuvajtit

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut u takua sot me Jakub Al-Atiki, ambasadorin e Kuvajtit, transmeton Portalb.mk.

Në takim, përveç për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve, u diskutua edhe për situatën në Lindjen e Afërt.

“Presidenti Pendarovski theksoi nevojën për përmirësimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, në përmbajtje dhe formë të re, në funksion të hapjes së mundësive të reja për rritjen e bashkëpunimit në ekonomi, shkëmbime tregtare dhe investime”, njoftojnë nga presidenca.

Jakub Al-Atiki është ambasador i shtetit të Kuvajtit për Maqedoninë e Veriut, me seli në Sofje të Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button