Miliarderi Riçard Brenson kërkoi punëtorë të rinj në Ballkan, pasi planifikon shtrirjen e biznesit në rajon

Kompania Virgin Pulse Bosnje, që është në pronësi të miliarderit britanik Riçard Brenson, planifikon të zgjeron kapacitetet e tij edhe në rajon.

Brenson është i njohur si menaxher biznesi, investitor, shkrimtar dhe humanist, dhe themelues i Virgine Grup në vitin 1970, që kontrollon mbi 400 kompani të ndryshme.

Kompania njoftoi së do të dyfishon hapësirat e punës në Tuzëll të Bosnjës në 2.300 metra katror dhe se do të punëson mbi 15 inxhinier softuerë.

Produkti i Virgin Pulse është një platformë e veçantë dhe inovative që shfrytëzohet nga kompani dhe korporata të industrive të ndryshme me qëllim promovimin e shprehive për një jetë të shëndetshme ndërmjet punëtorëve.

Platforma që është projektuar dhe zhvilluar në Tuzëll, shfrytëzohet në gjithë botën, ndërsa si klient të saj janë edhe 10% e kompanive e listës Fortune 500 kompanive më të suksesshme globale.

Me produktin e ri, punëtorët motivohen dhe shpërblehen për mënyrën e shëndetshme të jetesës, që nënkupton aktivitete fizike në rutinën e ditës, pranimin e shprehive të shëndetshme në të ushqyerit dhe raporte kualitative ndërmjet kolegëve.

Nga Virgin Pulse kanë njoftuar se në vitet e ardhshme duan të jenë një nga kompanitë udhëheqëse në IT sektorin, jo vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe në gjithë rajonin.

Brenson e kishte marrë kompaninë nga Tuzlli, Piksel Interactive, e cila kishte rreth 100 punëtorë të rinj dhe të arsimuar, dhe e kishte rritur në grupin Virgin, duke i ndryshuar edhe emrin në Virgin Pulse Bosnjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button