4 simptoma të frikshme trupore, por që realisht janë të padëmshme

Ekzistojnë disa simptoma dhe sinjale që trupi ynë na dërgon e që na bëjnë të trembemi dhe alarmohemi, por në realitet ato janë të gjitha simptoma të padëmshme që të gjithë ne i kemi përjetuar të paktën një herë në jetën tonë. Në fillim ato mund të duken vërtet të tmerrshme, por në fund janë tërësisht kalimtare ose jo shqetësuese. Ja cilat janë:

Harroni gjërat
Nëse keni harruar diçka nuk do të thotë që vuani nga një sëmundje neurologjike. Mungesa e kujtesës është shpesh e zakonshme në shumë njerëz dhe ka faktorë të ndryshëm: stresi, nxitimi ose lodhja.

Dhimbje gjoksi
Kur ndiejmë dhimbje në zemër, menjëherë na ndodh të mendojmë se po goditemi nga një sulm në zemër. Por përkundrazi nuk është kështu. Arsyet mund të jenë të lidhura me organe të tjera, mund të kemi djegie të zemrës, stres, ankth ose lodhje të tepërt. Sidoqoftë, nëse dhimbja nuk ndalet, është mirë që të kontaktoni mjekun.

Ndiheni akull të ftohtë
Të vuash shumë nga i ftohti është një shenjë e plakjes. Ndërsa plakemi, ne humbim masën e trupit dhe fillojmë të kemi më pak muskuj, gjë që çon në më pak izolim të muskujve. Në thelb, termostati juaj i brendshëm ndryshon dhe nga kjo ju e vuani më shpesh të ftohtin. Nuk ka asgjë të çuditshme në lidhje me këtë, por ki kujdes: nëse ky ndryshim është i papritur dhe ndjehesh shumë i ftohtë nga asgjë, duhet të kontrollosh tiroidet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kapilarët e thyer në sy
Thyerjet e kapilarëve në sy nuk janë aq alarmante, kjo me siguri nuk do të thotë që do të verboheni. Nëse nuk ndodh shpesh, nuk ka arsye të vlefshme për tu shqetësuar. Zakonisht ndodh kur kemi zakon të keq t’i fërkojmë sytë me duart tona. Arsyet e tjera mund të jenë një teshtitje e fortë, lodhje apo futja e qerpikëve në sy. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të relaksoni sa më shumë sytë dhe të bëni disa ushtrime specifike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button