fbpx

Ribery pranë Fiorentines

“I përgatitur për një sfidë të re”. Fjalia e fundit e futbollisti francez Frenk Riberi’ i ka lënë rrugën shumë interpretimeve nga ana e tifozëve, nëse mesfushori ofensiv do të vazhdojë të mbetet në lojën profesioniste apo do të mbyllë karrierën.

Pasi shkoi një pjesë të historisë me Bajernin e Mynihut, anësori transalpin tani po flirton prej javësh me një ofertë të Fiorentinës, skuadra e serisë A e cila po ngulmon më shumë se të gjithë për ta patur që këtë muaj, shkruan TopChannel.

Filtron optimizëm që nga nisja e negociatave, madje në gjermani e cilësojnë të përfunduar, firmën e Riberi’ me ekipin e Firences. Nëse hyjmë në detaje specifike, Fiorentina i ka ofruar mesfushorit francez një kontratë dy vjecare me 4.5 milionë Euro në sezon, e për ti zhdukur cdo dyshim, ofroi dhe punësimin e fizioterapistit personal.

Por seria A nuk është opsioni i vetëm për Frenk Riberi’ edhe pse mbetet ai më intriguesi. “Njeriu me shenjë” sic e quanin shpesh tifozët kundërshtarë, ka propozime konkrete dhe nga kampionati rus, ai amerikan e madje dhe nga Arabia Saudite.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close