Uji në disa fshatra të Komunës së Tearcës vazhdon të jetë i papijshëm

Uji në fshatin Tearcë vazhdon të merret nga lumi Bistrica dhe të shfrytëzohet vetëm për përdorim teknik, e jo për pije. Ndonëse u tha se nga e marta do të merret ujë vetëm nga burimet dhe jo nga lumi, nga N.P “Higjiena” thonë se me rekomandim të Institutit të Shëndetit Publik, ata nuk e kanë ndërprerë marrjen e ujit nga lumi. Nga ana tjetër qytetarët ankohen se uji nuk është i pastër dhe atyre ju duhet të blejnë vazhdimisht ujë për pije, transmeton Portalb.mk.

Uji në fshatin Tearcë, Përshevcë dhe Gllogjë të Komunës së Tearcës ka disa ditë që është shpallur i ndotur me fekale, është i papijshëm dhe përdoret vetëm për çështje teknike. Nga N.P “Higjiena” njoftuan se uji ka qenë i ndotur shkaku i pastrimit të bazeneve të hidrocentraleve pa lejen e komunës. Nga ana tjetër, banorët ankohen se duhet ta blejnë ujin për pije.

“Jo zyrtarisht jemi njoftuar nga ISHP-ja se uji është i pastër, mirëpo pa na ardhur njoftim zyrtar ne nuk mund të shpallim një njoftim të tillë. Presim që ISHP ditët në vazhdim të na njoftojë zyrtarisht dhe ne të lajmërojmë njerëzit”, thotë drejtori i N.P “Higjiena”, Mefail Miftari.

Ndonëse u tha se për shkak të ndotjes së ujit nga pastrimi pa leje i bazeneve të hidrocentraleve, do të ndërpritej furnizimi me ujë nga lumi Bistrica, Miftari njofton se e njëjta nuk është bërë me sugjerim të ISHP-së.

“Jo nuk e kemi ndërprerë ujin që merret prej lumit, me sugjerim të ISHP-së. Ata sugjerojnë që uji të ngelet teknik, meqë temperaturat janë të larta”, njofton Miftari.

Miftari njofton që uji në burime është shterur dhe se ujë nga lumi do të merret derisa të fillojnë shirat e para. Mirëpo i njëjti thotë se pret që shumë shpejtë, edhe pse uji merret nga lumi si në 20 vitet e fundit në Tearcë , të jetë i pijshëm së shpejti.

Nga ana tjetër banorët kanë dërguar një video të një gjallese që ka dalë nga çezma në fshatin Përshevcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button