RMV, ordinancat për mjekësi të përgjithshme bëhen ordinanca të mjekësisë familjare

Specialistët e mjekësisë familjare prej sot mund të fillojnë procedurën e shndërrimit të ordinancës së tyre të mjekësisë së përgjithshme në ordinancë të mjekësisë familjare, ka njoftuar Ministria e shëndetësisë.

Me këtë, thuhet në njoftim, u finalizua procedura që filloi në shkurt të këtij viti, shkruan Novatv.

“Specialistët e mjekësisë familjare do të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë shërbime se mjekët amë. Kjo është vetëm një pjesë e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në mbrojtjen primare shëndetësore. Në këtë mënyrë qytetarët do të jenë në gjendje të marrin shërbimet shëndetësor më afër vendbanimit të tyre”, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë prezantimit në Forumin e parë kombëtar të shëndetit.

Sipas Ministrisë, kjo masë është mirëpritur edhe nga Shoqata e mjekëve të përgjithshëm dhe të mjekësisë familjare, pasi në këtë mënyrë mbrojtja primare shëndetësore në të cilën punon personel i specializuar mund të kontribuojë në kursime të konsiderueshme në shëndetësi.

“Me diagnostikimin me kohë dhe menaxhim përkatës të gjendjeve të caktuara do të vjen deri te shkarkimi i nivelit sekondar dhe terciar në sektorin e shëndetësisë. Kështu do të krijohen kushte që specialitetet klinike të përqendrohen në gjendjeve më komplekse dhe më të vështira shëndetësore, për motivim të mjekët të cilët do të përkushtohen në specialitetin e tyre dhe kështu do të zvogëlohet largimi i stafit ekzistues dhe ekzistues dhe mjekëve të rinj”, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve të përgjithshëm dhe mjekësisë familjare Katerina Kovaceviq theksoi se specializimi dhe edukimi plotësues në mjekësinë familjare si procese kanë filluar në vitin 2010.

“Mesatarisht 30 mjekë në vit marrin titullin specialistë të mjekësisë familjare. Këto ndryshime bëhet një hap para. Me njohjen e kompetencave, specializimi i mjekësisë familjare zbatohet në përputhje me politikën globale për arritjen e standardeve të cilësisë. Njihen dhe pranohen njohuritë dhe aftësitë e specialistëve të mjekësisë familjare e me këtë vendim presim që të rritet interesi për specializim dhe rikualifikim”, tha Kovaceviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button