Maqedonia dëshiron të marrë pjesë në ndërtimin e  qendrës nukleare “Belene” në Bullgari

Kompania shtetërore ESM ka dërguar letër për qëllimet për marrje pjesë në projektin për ndërtimin e qendrës nukleare bullgare “Belene”. Informatën sot e ka deklaruar ministrja bullgare e Energjetikës, Temenushka Petkova, ndërkaq të njëjtën e ka konfirmuar edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç informojnë mediat bullgare, ESM e Maqedonisë është njëra prej 13 kompanive që janë paraqitur në thirrjen e publikuar në gazetën zyrtare në Bashkimin Evropian në maj të këtij viti. Shtatë prej kompanive të paraqitura duan që të marrin pjesë si investitorë strategjik në ndërtimin e “Belene-s”, nukleare, duke përfshirë edhe kompaninë ruse “Rosatom”, atë kineze “CNNC”, të Koresë hidro – korporata atomike, konsorciumi AEC, por edhe kompanitë bullgare “IPK” dhe “UP EOOD Bullgaria”.

Ministrja bullgare Petkova, ka konfirmuar se dy aplikacione tjera janë dorëzuar nga “Xheneral Elektrik” dhe “Framatom” për sigurimin e pajisjes për qendrën e ardhshme nukleare. Përfundimisht, katër letra janë dërguar për nënshkrimin e marrëveshjeve për blerjen e energjisë elektrike dhe për pjesëmarrje në projektin e “ESM-së” së Maqedonisë së Veriut, “Europian trade of energy Bulgaria”, “Energy distrubution” dhe “Energomont”.

Lista e kompanive të interesuara për pjesëmarrje në ndërtimin e qendrës nukleare “Belene” duhet që të jetë gati në afat prej 90 ditëve, pas së cilës do të do nënshkruhet edhe tender zyrtar për dorëzimin e ofertave. Projekti i plotë do të duhet që të ndërtohet sipas parimit tregtar, pa garanci shtetërore dhe pa blerje afatgjate të energjisë elektrike. Shteti bullgar do të marrë pjesë në projektin “Belene” nëpërmjet Kompanisë Nacionale për Energji Elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button