Sinisa Dedeiq: Qeveria serbe, me dezinformata, po bën simulim të realitetit

Sinisa Dedeiq është redaktor në “Istinomer” (Vërtetmatësi”), ndërsa pjesë e ekipit të “CRTA“ (Vija) që nga viti 2010. Dedeiq, së bashku me ekipin e gazetarëve të “Istinomer”, portal për përgjegjshmëri dhe transparencë të publike, i monitorojnë nga afër, kontrollojnë dhe i vlerësojnë premtimet dhe deklaratat e politikanëve, nëse ato janë konsekuent në politikën e tyre dhe komunikimin publik dhe nëse e thonë të vërtetën. Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politike, kurse përvojën në gazetari e ka fituar në disa gazeta ditore dhe javore. Ai, për Meta.mk, flet për gjendjen me manipulimet e mediave dhe dezinformatat në Serbi.

Cilat janë manipulimet dhe dezinformatat më të zakonshme të mediave në Serbi?

Numri i dezinformatave që plasohen nga shumica e mediave të afërta me pushtetin në Serbi është aq i madh sa që para së gjithash mund të flitet për një lloj simulimi të realitetit se sa për raste individuale të manipulimit të mediave. Nga qarqet më të larta qeveritare pothuajse çdo ditë krijohet një numër i madh informatash të tilla, të cilat pastaj përsëritet pa mëshirë nga mediat me frekuencë kombëtare, të ndihmuar nga mediat e shtypura që haptazi e mbështesin qeverinë aktuale. Kjo lloj propagande, të pa maskuar, paraqet një rrugë magjistrale informimi për shumicën e qytetarëve, të cilët s’kanë asnjë mundësi apo interes për të kontrolluar se çfarë raportohet.

Temat kryesore në Serbi: Analiza Rajonale e raportimit mediatik, CRTA, qershor 2018
Temat kryesore në Serbi: Analiza Rajonale e raportimit mediatik, CRTA, qershor 2018

A ka qeveria juaj plan për luftë kundër dezinformatave dhe sa është ai plan aktiv?

Se qeveria dhe mediat e afërta me të janë prodhuesit më të mëdhenj të lajmeve të rreme në Serbi nuk është vetëm vlerësim paushall i atyre të cilët “e urrejnë” qeverinë aktuale, por vlerësim zyrtar i ekspertëve për mediat, siç është Snezhana Milivojeviq, profesoreshë në Fakultetin e shkencave politike në Beograd. Prandaj ishte cinizëm i llojit të vet propozimi i Ministrit të inovacionit dhe zhvillimit teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, i cili presidentit serb Aleksandar Vuçiq i i dorëzoi “propozim për krijimin e një grupi punues për mbrojtje nga lajmet e rreme”. Ai saktësoi se ideja e tij kishte të bëjë “ekskluzivisht me dezinformatat në mediat sociale”.

A ka aktgjykime për dënime për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm përmes përhapjes së lajmeve të rreme ose gjuhës së urrejtjes?

Duke ditur diskursin në të cilin kundërshtarët politikë quhen “hajdutë”, “llum (mbeturina, bërllok”) ose “mjerana” përhapet nga maja e piramidës së pushtetit, përmes mediave të afërta me të, “bote” të partizuara në rrjetet sociale, është e qartë se në këtë moment nuk është realiste të priten sanksione për një komunikim të tillë. Sidoqoftë, ka pasur raste kur pushteti ka reaguar për përhapjen e lajmeve të rreme, kur pas urdhrit të Prokurorisë së lartë publike brenda një kohë shumë të shkurtë u arrestuan dy persona nën dyshimin se në mediat sociale kishin përhapur informacione të rreme se uji në Beograd nuk ishte i pijshëm.

Publikimet e mediave pa burime dhe pa citime nga vendi: Analiza Rajonale e Raportimit të Mediave, HRTA, Qershor 2018
Publikimet e mediave pa burime dhe pa citime nga vendi: Analiza Rajonale e Raportimit të Mediave, HRTA, Qershor 2018

A janë shoqatat e mediave aktive në luftën kundër dezinformatave?

Për aq sa ua lejon fuqia që kanë dhe për aq sa mund të ndikojnë në një shoqëri në të cilën madje edhe deklaratat e Shoqatës së pavarur të gazetarëve të Serbisë (NUNS) dhe Shoqatës së pavarur të gazetarëve të Vojvodinës (NDNV) transmetohen nga vetëm disa media që nuk janë nën kontroll të qeverisë. Që të dy shoqatat, ndër të tjera, u bënë thirrje kompanive dhe sipërmarrësve që të mos reklamojnë në media që e shkelin vazhdimisht kodin gazetar dhe “ashtu të demonstrojnë përgjegjësi shoqërore”. Sipas të dhënave NUNS dhe NDNV, ekziston një rregull se mediat që më së shumti i shkelin normat etike dhe profesionale që janë të afërta me qeverinë dhe të cilat financohen me shuma solide nga buxheti. “Gjithashtu vërejmë se situata nga niveli kombëtar është zhvendosur në atë lokal dhe rajonal” kanë theksuar këto shoqatat dhe kjo ishte gati një vit më parë.

Cilat janë përvojat dhe specifikat e verifikimit të fakteve në media në vendin tuaj deri më tani?

Këtë vit shënohet një dekadë e plotë nga fillimi i “Istinomer”, që është faqja e parë për kontroll të fakteve në rajonin tonë. Kjo faqe u krijua me idenë për të promovuar përgjegjësinë për fjalën e thënë. Deri tani kemi vlerësuar disa mijëra deklarata të zyrtarëve publik, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal. Fatkeqësisht, shumica e këtyre deklaratave u vlerësuan negativisht. Vërejmë se në vitet e para kemi pasur një rreth më të madh aktorësh të cilët i kemi vlerësuar, e vitet e fundit ky numër është zvogëluar dhe tani vlerësojmë kryesisht presidenti i Serbisë, i cili jep më së shumti deklarata për tema të ndryshme, dhe për disa zyrtarë të tjerë, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Gjithashtu, fakti që ministritë, institucionet shtetërore, me disa përjashtime e vështirëson marrjen e të dhënave që na duhen për të verifikuar pretendimet e aktorëve të cilët i vlerësojmë.

Sa është e përfaqësuar Maqedonia në media në Serbi?

Kjo varet nga aktualiteti i ngjarjeve në Maqedoni. Protestat në Shkup, zgjedhjet, Marrëveshja e Prespës, ndryshimi kushtetues – ishin ngjarje që mediat në Serbi monitoruan dhe raportuan gjerësisht. Sigurisht që, varësisht se për cilat media bëhet fjalë, këto ngjarje vendoseshin në një kontekst të caktuar, kështu që konsumatorët e mediave të identifikuar si shkelës të shumëfishtë të kodit gazetaresk ishin të informuar në përputhje me praktikën e tyre të vendosur. Ato media nuk e humbën mundësinë për t’i vështruar ngjarjet e lartpërmendura përmes dioptrisë së tyre dhe ashtu t’ua ofrojnë konsumatorëve të tyre.

A publikohen shpesh dezinformata për Maqedoninë dhe cilat janë më të zakonshmet?

Ashtu si përdoruesit e mediave, për të cilët është vërtetuar se çdo ditë e shtrembërojnë realitetin, janë të ekspozuar ndaj interpretimeve të konstruktuara të realitetit në Serbi, ata nuk janë kursyer as nga informacionet e konstruktuara nga pjesë të tjera të rajonit ose planetit. Ata në përgjithësi plasohen ashtu që i përshtaten një mozaik të krijuar nga qeveria dhe/ose media të afërta me të. Varësisht se në cilën anë të këtyre ngjarjeve janë simpatitë dhe interesat e pushtetit këtu, ashtu orientohen edhe këto media duke krijuar një imazh bardh e zi, ashtu që publiku të cilit i drejtohen nuk do të kishte asnjë dyshim sa i përket kontekstit të pretenduar të atij me rol “pozitiv” dhe atij “negativ”. Nga ky këndvështrim nuk janë kursyer as ngjarjet në Maqedoni.

Prania e raporteve për forcat e huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor: Analiza Rajonale e Raportimit të Medias, HRTA, Qershor 2018
Prania e raporteve për forcat e huaja në vendet e Ballkanit Perëndimor: Analiza Rajonale e Raportimit të Medias, HRTA, Qershor 2018

A është dhe deri në çfarë mase publiku serb i ekspozuar ndaj ndikimit rus, manipulimeve dhe dezinformatave anti perëndimore dhe cilat janë efektet e tendencave të tilla?

Analiza rajonale e raportimit të mediave, e realizuar vitin e kaluar nga CRTA (nga e cila janë grafikët në këtë tekst), tregoi se më shumë se një e treta e raporteve të mediave në Serbi, për aktorët ndërkombëtarë: BE, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, janë pa burim të cituar, që është baza për dezinformim të mundshëm. Në analizë ka një konkluzion se në Serbia mbizotëron nga ” BE përmbajtje neutrale” (27 për qind), ndërsa “Drejtimi pozitiv i njëanshëm i BE-së i informacionit për median” është dukshëm më i ulët se vendet e tjera (15 për qind) dhe është pothuajse po aq “drejtim i njëanshëm pozitiv i mediave” në lajmet për Rusinë ”(14 për qind). Informacionet e mediave në Serbi janë më pozitivet ndaj Rusisë, ndërsa ndaj NATO-ja janë negative. Informacionet për BE janë kryesisht neutrale, kështu që për negociatat dhe hapjet e kapitujve raportohen vetëm teknikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button