Prokuroria e ka hedhur poshtë një iniciativë të Antikorrupsionit për shkak të vjetërsimit të lëndës

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit ka miratuar vendim me të cilën e hedh poshtë iniciativën për përndjekje penale të dorëzuar nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni) kundër tre personave, kumtuan nga Prokuroria duke theksuar se vendimi është miratuar pasi që është vjetërsuar lënda, njofton Portalb.mk.

“Paraqitja ka të bëjë në lidhje me publikimin e një shpalljeje për punësimin e 30 zyrtarëve gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup, në mesin e të cilëve Antikorrupsioni ka konstatuar lëshime gjatë punësimit të një personi në pozicionin “bashkëpunëtor më i ri gjyqësor”. Megjithatë, prokurori publik pas pranimit të iniciativës për përndjekje penale të kryetarit të atëhershëm të Gjykatës, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Pranim të kandidatëve të shpalljes dhe të administratorit gjyqësor, ka konstatuar se ekzistojnë rrethana që e përjashton përndjekjen penale, gjegjësisht është vjetërsimi i lëndës”, informojnë nga Prokuroria.

Nga PTHP thonë se, procedura për punësim ka mbaruar plotësisht në maj të vitit 2015-të.

“Për veprën penale – keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 nga Kodi Penal, ligjvënësi parasheh dënim me burg prej gjashtë muaj deri në 3 vjet, ndërkaq në pajtueshmëri me nenin 107 paragrafi 1 nga Kodi Penal thotë se përndjekje penale nuk mund të ndërmerret nëse kalojnë 3 vjet nga kryerja e veprës penale për të cilën sipas ligjit mund të shqiptohet dënim me burg mbi 1 vit. Duke e pasur parasysh këtë, vjetërsimi i përndjekjes penale është e vlefshme që nga maji i vitit 2018-të, ndërkaq iniciativa e Antikorrupsionit deri në Prokurori është dorëzuar në qershor të vitit 2019-të”, precizojnë nga PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button