LG Optimus L9 del në shitje këtë vjeshtë

Tashmë kemi parë disa fotografi të dalura të pajisjes LG Optimus L9 i cili del në shitje në dyqanet e T-Mobile.

Kompania telefonike së fundi ka lajmëruar që zyrtarisht, produkti i ri nga LG do të del në rrjetin e dyqaneve të tyre këtë vjeshtë.  

LG Optimus L9 do të përmbaj ekran të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç dhe rezolucion 549×960 piksel, procesor 1GHz dual core, 1gb RAM memorie dhe sistem operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

“Pajisja Optimus L9 do të ju ofroj konsumatorëve një eksperiencë të mrekullueshme 4G të paketuar në një dizajn trendi” ka thënë zv.drejtori i kompanisë T-Mobile, Brad Duea.
Specifikimet tjera të LG Optimus L9 përfshijnë kamerë 5 megapiksel, bateri mAh 2,150 dhe hapësirë ruajtëse 4gb. Ende nuk ka detaje rreth datave të lansimit të produktit përveq se sipas T-Mobile, produkti del në shitje “këtë vjeshtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button