BE fton Kosovën në takimin e ministrave në Helsinki, reagon Daçiqi

Të gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, janë të ftuar të marrin pjesë në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së në Helsinki në fund të gushtit për të diskutuar bashkëpunimin rajonal.

Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ftoi zyrtarisht krerët e diplomacisë të Kosovës dhe BeH të marrin pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili do të mbahet në Helsinki më 28 dhe 29 gusht, shkruan telegrafi.com.

“Partnerët nga Ballkani Perëndimor janë ftuar në një takim joformal të ministrave të Jashtëm në Helsinki në fund të muajit për një diskutim të rëndësishëm se si të ecim përpara në bashkëpunimin rajonal”, tha një zëdhënës i BE-së për Tanjug.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq e përshkroi lëvizjen e Mogherini si një “precedent”.

“Natyrisht, në fund të mandatit të saj, ajo dëshiron të tregojë se bëri diçka për Kosovën, por kjo nuk është e drejtë për Serbinë”, tha Daçiq, transmetojnë mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button