Shpigel: Revolucioni Laraman filloi para PSP-së, sot është shkatërruar miti për Janevën

Është vlerësuar se nuk mundet të jenë të korruptuar. Autoriteti i tyre ishte simbol i sundimit të së drejtës në vend. Por, tani ekziston dyshimi se janë të përfshirë në një rast serioz të shantazhit, shkruan gazeta gjermane Shpigel, njofton Portalb.mk.

Në tekstin me titull “Heroina e dyshuar e Revolucionit Laraman”, Shpigel shkruan se afera “Reket” e ka shkaktuar tërmetin më të madh politik në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut, e cila e ka shokuar opinionin.

Shpigel rikujtohet në protestat e Revolucionit Laraman, të cilat filluan përpara PSP-së si mbështetje për prokurorët special.

“Protestat filluan përpara ndërtesës së PSP-së në Shkup. Shumë njerëz patën veshur bluza në të cilat ishte Janeva, Fatime Fetani dhe Lençe Ristoska. Ky mit për heroinën është shkatërruar”, shkruan Shpigel.

Në tekst thuhet se Jovanovski, i njohur si Boki 13, dhe bashkëpunëtori i tij Zoki Kiçeec i kanë premtuar oligarkut Jordan Kamçev se do ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre që ta mbrojnë nga përndjekja, duke u mbështetur në miqësinë me Janevën.

Autori i tekstit komenton se opinioni nuk ka besuar në deklaratën e Janevës se ka pasur kontakt me Kamçevin me qëllim që të jetë dëshmitar-bashkëpunëtor.

Në tekst, Kamçevi është përshkruar si maqedonasi më i pasur, por njëkohësisht edhe si personifikim i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

“Nën sundimin e Gruevskit, ai ka fituar milionat. Njëri prej partnerëve të tij ka qenë ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov”, shkruan gazeta Shpigel.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button