fbpx

Meshkujt? Kjo është mosha e vërtetë kur arrijnë pjekurinë

Tetë në dhjetë gra janë të bindura se është e pamundur që meshkujt të rriten, ose gati e pamundur.

Ata luajnë me videolojëra, hanë shpifësira në dy të natës, tregojnë barcaleta pa kripë, nuk dinë të gatuajnë asnjë vezë… etj, etj, të gjitha këto sinjale të pagabueshme papjekurie, që në shumë raste zgjat deri në moshën 40 vjeçare.

Adoleshenti gjendet tek çdo burrë, është gjithnjë aty dhe për këtë arsye kanali televiziv Nickelodeon ka kryer një sondazh, ku konfirmohet kjo që thamë më sipër.

Sipas sondazhit meshkujt e arrijnë pjekurinë, ose moshën e arsyes, shumë, po shumë më vonë se femrat, pjekuri që shpesh herë zgjat të vijë deri kur mashkulli shkon 43 vjeç.

Disa pak vite më para, pse jo edhe ca vite më vonë, raste ka plot, por një gjë është e sigurt, shumica dërrmuese, pa kaluar të dyzetat.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close