Merkel: Evropa bashkohet kur të përfshijë Ballkanin Perëndimor

“Evropa do të bashkohet vërtet kur të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel. Deklarata e kancelares gjermane është një tjetër konfirmim i angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, por një ide jo e mirë midis disa anëtarëve të BE-së dhe shumë votuesve në Evropën Perëndimore, raporton Politico.eu.

Merkel foli në Hungari me rastin e 30-vjetorit të të ashtuquajturit “pikniku pan-evropian” – një ngjarje simbolike që çoi në eksodin masiv të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënien përfundimtare të Perdes së Hekurt dhe afrimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore, transmetojnë mediat, shkruan Koha.net.

Sidoqoftë, kancelarja Merkel theksoi se uniteti evropian nuk do të përfundojë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Nëse i shikoni gjërat gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, do të shihni se Evropa do të bashkohet vërtet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez Sopron

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button