Në gjendje të rëndë psikologjike, 46 vjeçari i vuri flakën banesës dhe u mbyllë brenda

Një person i ka vënë zjarrin banesës së tij dhe është mbyllur brenda saj. Ngjarja ka ndodhur në fsharin Visokë të Mallakastrës.

Banori me iniciale A.C 46 vjeç ku dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike i vuri zjarrin banesës dhe u mbyll brenda, shkruan TopChannel.

Policia dhe zjarrfikësja shkuan menjëherë në vendngjarje ku bënë të mundur nxjerrjen nga banesa e shtetasit në fjalë. Atij iu dha ndihma e parë dhe tani ndodhet në Spitalin e Ballshit jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë dhe grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button