Shala-Bekteshi: Deri në fund të javës do të hiqen barrierat tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi janë takuar sot në Prishtinë ku kanë diskutuar për gjetjen e rrugës së eliminimit të barrierave të ndërsjella tregtare.

Shala ka thënë se janë pajtuar sot për kryerjen e disa detyrave dhe deri në fundjavë të hiqen barrierat si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia e Veriut, njofton Klan Kosova.

“Ne si ministri por edhe Agjenci e Ushqimit dhe Veterinës jemi dakorduar që agjencia jonnë të dërgojë garancione shtesë drejt Maqedonisë së Veriut. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës do të sigurojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës së Maqedonisë së Veriut për programin për monitorimin aktiv të produktit të vezëve të peshkut me qëllim që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Maqedonisë së Veriut ta më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregojë në vendet e BE-së”, ka thënë Shala në konferencë.

“Jemi dakorduar që deri në fund të javës agjencia jonë t’i përfundojë detyrat e veta dhe pas kësaj agjencia e Maqedonisë së Veriut ta heq atë barrierë ndaj Republikës së Kosovës. Parimisht u dakorduam për këta hapa”.

“Në rastin kur të përfundohet kjo do të eliminohet masa nga ne si Ministri e Tregtisë po edhe barriera që po iu shfaqet biznese tona në Republika e Maqedonisë së Veriut”.

“Jemi dakorduar të dy ministrat bashkë me kryeshefat e agjencive të Ushqimit. Deri të premten kërkesa do të dërgohet të agjencia përkatëse. Pas së premtes kjo problematikë do të eliminohet. Jemi dakorduar që në të ardhmen të mos kemi barriera të tilla”, është shprehur Shala.

Ndryshe, Kosova i vendosi Maqedonisë së Veriut taksë ndaj produkteve të mjaltit dhe patateve, pasi që kjo e fundit vendosi taksë për peshkun dhe ikrat, me arsyetimin se Agjencia e Ushqimit të Kosovës nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane.

Sipas Kosovës, Maqedonia e Veriut është duke aplikuar barriera tarifore ndaj produkteve të Republikës së Kosovës. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë sqarim me argumente në bazë të cilave standarde ndërkombëtare është miratuar masa e Prishtinës për ndalimin e importit të patates dhe mjaltit nga vendi,

“Do të kërkojmë nga autoritetet kosovare gjatë ditës së nesërme që me argumente të na sqarojnë se në bazë të cilave standarde ndërkombëtare e kanë vendosur ndalesën. Nuk mban deklarata e Kosovës se me marrëveshjen CEFTA ose sipas standardeve tjera ndërkombëtare mund të na vendosin ndalesë”, theksoi Atanasov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button