Grupa e gjakut ndikon në shpejtësinë e humbjes së peshës

Nëse jeni pjesë e individëve për të cilët humbja e peshës është një mision pothuajse i pamundur, shkak mund të jetë grupa e gjakut.

Raportohet se njerëzit me grup të gjakut AB pozitiv dhe AB negativ kanë vështirësi në heqjen e kilogramëve të padëshiruar, dhe arsyeja për këtë qëndron në faktin se këta njerëz i ndryshojnë zakonet e tyre të të ushqyerit. Për dallim nga njerëzit me grup të gjakut 0 pozitiv dhe B pozitiv mund më lehtë të heqin depozitat yndyrore. Ata me grup të gjakut B pozitiv kanë metabolizëm më të shpejtë dhe kanë më shumë të ngjarë të shtojnë nëpeshë. Nëse keni grup të gjakut A, atëherë sekreti nuk fshihet në gjenetikën tuaj, shkruan Panacea.

Mjeku Peter J. Dadamo, i cili hartoi dietë për secilin grup gjaku veç e veç, argumenton se ushqimet që ne konsumojmë reagojnë me gjakun tonë, kështu që dieta e lidhur me gjakun është një mënyrë e shkëlqyeshme për të inkurajuar dhe përshpejtuar humbjen e peshës.
Përveç kësaj, ai thekson se, në këtë mënyrë mund të parandaloni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme në kohën e duhur. Pozicionimi i planit të të ushqyerit tuaj sipas grupës së gjakut, jo vetëm që do t’ju ndihmojë të fitoni peshën e dëshiruar, por gjithashtu mund t’ju zgjasë jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button