Zemra e shëndetshme në moshën e rritur zvogëlon rrezikun e demencës në pleqëri

Shkencëtarët kanë zbuluar se zemra e shëndetshme në moshën e rritur zvogëlon rrezikun e sëmundjeve si demenca në pleqëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Psychcentral, hulumtimi i zhvilluar është fokusuar në rëndësinë e shëndetit të zemrës tek të rriturit, ku janë hulumtuar të dhënat e shëndetit të zemrës së rreth 8.000 grave dhe burrave anglezë të moshës 50 vjeçare, të lidhura me faktorë socialë, të sjelljes dhe biologjik në periudhë afatgjate.

Gjetjet e hulumtimit në të cilin janë zbatuar kriteret e Shoqatës Amerikane të Zemrës të cilat japin informacione në lidhje me shëndetin e zemrës, kanë treguar se përqindja nga diagnoza me demencën tek personat me shëndet të keq të zemrës, është 2 herë më e lartë se ato që kanë zemra të shëndetshëm.

Gjatë hulumtimit 25 vjeçar 347 prej pjesëmarrësve ishin diagnostifikuar me demencë.

Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistë “The BMJ”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button