Standardi jetësor në Maqedonin e Veriut, 75 vjet larg Bashkimit Evropian

Në Maqedoninë e Veriut, prej vitit 2000, rritja vjetore e BPV-së mesatarisht ka qenë 2.8 për qind, ndërsa me këtë shkallë – fëmija i lindur në Maqedonin e Veriut sot, do të mbushë 75 vjet derisa shteti të arrijë nivelin e të ardhurave me niveli ne të ardhurave të Bashkimit Evropian, thuhet në Raportin e Bankës Botërore

Sipas raportit të Bankës Botërore, rritja ekonomike e Maqedonisë në vitin 2018 ishte më e ulët në krahasim me vendet fqinje. Rreth 25 për qind e popullatës edhe më tutje jetojnë në varfëri, ndërsa vetëm 50 për qind e popullatës së aftë për punë është e punësuar. Maqedonia mbetet prapa vendeve tjera në pikëpamje të menaxhimit, stabilitetit politik, votimit, llogaridhënies, sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit, shkruan gazeta KOHA.

Sipas raportit të njëjtë, sektorët e orientuar për eksport nuk kanë krijuar shumë lidhje me firmat vendore, ndërsa eksporti i shërbimeve është vetëm 25 për qind nga eksporti i përgjithshëm. Shkalla e ulët e punësimit prej 49 për qind është si rezultat i papunësisë së madhe dhe pjesëmarrjes së ulët të fuqisë punëtore. Mbi 80 për qind e të papunëve kërkojnë punë më shumë se një vit, ndërsa rreth 70 për qind nuk kanë asnjë përvojë të mëhershme të punës, thuhet në raport.

Në bazë të hulumtimeve të veta, Banka Botërore thekson se Maqedonia e Veriut mund të pres që deri në vitin 2041 të ketë një përparim të dukshëm në tejkalimin e dallimeve në standardin jetësor me vendet e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button