Projektet në Bosnje po i mbështesin ndërtuesit nga Maqedonia e Veriut

Sipas të dhënave të Entit shtetëror statistikor, ndërtuesit nga vendi mbesin të varur nga aktivitetet që ata i kryejnë në Bosnje dhe Hercegovinë, prej çka varen zhvillimet e  përgjithshme në periudhën janar-qershor 2019.

Tregu boshnjak do të mbetet, edhe në periudhën e ardhshme, tregu i huaj kryesor për kompanitë e ndërtimit nga Maqedonia e Veriut. Sipas të dhënave të Entit shtetëror statistikor, ndërtuesit nga vendi mbesin të varur nga aktivitetet që ata i kryejnë në Bosnje dhe Hercegovinë, prej çka varen zhvillimet e  përgjithshme në periudhën janar-qershor 2019, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Vlera e përgjithshme e punimeve të kontraktuara jashtë vendit në gjysmën e parë të këtij vitit arriti në 3.993.844.000 denarë, që është 345.1% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në Bosnje, janë kontraktuar punët e reja ndërtimore që kapin shumën prej 3.853.650.000 denarë.

Nga ana tjetër, në gjashtë muajt e parë, sasia e punëve ndërtimore jashtë vendit ishte ulur dukshëm. Gjatë kësaj periudhe, Operativa ndërtimore e Maqedonisë ka realizuar 76.725.000 denarë, që është 88.5% më pak se e njëjta periudhë, një vit më parë. Rënia e madhe e punës në ndërtim është për faktin se në gjysmën e parë të 2019 në tregun e Bosnjës nuk është realizuar asnjë projekt nga ndërtuesit tanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button