Limonatë e freskët shtëpie, receta e shëndetshme në pak minuta

Këshilla më e mirë për këto ditë të nxehta është pa dyshim hidratimi i mirë i të gjithë organizmit. Uji është zgjidhja  e parë dhe natyrale për ta kryer këtë proces, megjithatë as lëngjet e tjera si ato të frutave nuk përjashtohen.

Të pasura me vitamina dhe minerale, lëngjet e frutave i sigurojnë trupit sasinë e duhur të energjisë që i duhet në një ditë.

Janë gjithashtu ndër mënyrat më të shëndetshme për të nxjerrë toksinat nga organizmi në çdo periudhë të vitit.

Prandaj në recetën e sotme nga AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar mënyrën më të mirë të përgatitjes së limonatës detoks në shtëpi.

Zgjidhni disa limona të freskët dhe filloni menjëherë me përgatitjen.

Përbërësit (për 10 persona)

8 gota ujë

100 -150 gr sheqer

300 ml lëng limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e limonatës AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të shtrydhni lëngun e freskët të limonave.

Do t’ju duhet një gotë e gjysmë me lëng limoni që do të thotë përafërsisht 7-8 limona të shtrydhur.

Më pas lëreni lëngun veçmas dhe zgjidhni një tigan të thellë për të vazhduar me përgatitjen.

Vendoseni tiganin në zjarr mesatar dhe në të hidhni sheqerin bashkë me një gotë ujë.

Përzjejeni me një lugë druri derisa të shikoni që sheqeri ka shkrirë plotësisht dhe kur uji të fillojë të nxjerrë bulëza hiqeni nga zjarri.

Lëreni të ftohet pak në temperaturë dhome dhe më pas futeni në frigorifer.

Vendoseni aty për rreth një orë derisa të shikoni që kjo masë është e ftohtë.

Më pas zgjidhni një enë qelqi të madhe me kapacitet 2-3 litra dhe mbusheni deri në gjysmë me akull.

Shtoni më pas ujin me sheqer që përgatitët më parë dhe lëngun e limonit.

Përziejini pak dhe shtoni në fund 7 gotat e mbetura të ujit.

Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë e njëtrajtëshe.

Limonatën tuaj mund ta ruani në frigorifer për disa ditë dhe ta konsumoni sipas dëshirës duke shtuar edhe disa gjethe nenexhik për një shije më të freskët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button