Alternativa: Pasardhësi i Janevës të jetë shqiptar

Alternativa, sot në konferencë për shtyp para mediave kërkoi që udhëheqësi i ri i Prokurorisë së re, e cila duhet ta zëvendësoj Prokurorin Speciale të jetë shqiptar, Portalb.mk.

“Këto ditë, kur në opinion po zhvillohet debati rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit në institucionet e drejtësisë, që erdhi pas publikimit të aferës “Reket”, Alternativa është këtu të deklarojë se, pavarësisht se ku jemi sot si pozicionim politik, ne mbetemi parimorë në atë që e kemi thënë dhe për të cilën kemi luftuar që nga ditët e themelimit të subjektit – drejtësia selektive është vrasje për shtetin”, tha anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Driton Sulejmani.

Vërejtjet për sistemin e drejtësisë në vendin tonë Alternativa tha se i kanë ngritur edhe kur kanë pasur kontekst gjyqësor për emrin e partisë.

“Këtë e kishim thënë qëkur PSP-ja ngrinte akuza për ish drejtues të qeverisë së kaluar, duke i akuzuar disa e duke i mbrojtur disa të tjerë, vetëm sepse ata u bënë të përshtatshëm e të përdorshëm për rrethanat e reja. Madje, këtë vërejtje e kemi ngritur edhe kur gjykatat na dëmtuan rëndë edhe neve si parti, por kjo as atëherë nuk u mor kaq seriozisht. Por, tash të gjithë po binden se drejtësia selektive detyrimisht prodhon shtet të padrejtë. Vendosja e shtetit ligjor dhe të drejtë është parakusht për një shtet që aspiron të jetë anëtar i BE-së”, shtoi Sulejmani.

Alternativa, kërkon gjithashtu që një shqiptar/e të jetë drejtuese e Prokurorisë së re për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Me këtë rast e përsërisim qëndrimin tonë se ne e mbështesim ligjin e ri për Prokurorinë Publike dhe jemi për inkuadrimin e Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë e Përgjithshme. Duke druajtur nga qasja selektive, ne kemi propozuar dhe i qëndrojmë propozimit që një shqiptar/e të jetë drejtuese e Prokurorisë së re për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, përfundoi Sulejmani.

Sulejmani, i pyetur nga gazetarët se si i komenton thirrjet e VMRO-DPMNE-së e cila para disa dite tha se do të organizojë protesta, bllokojë rrugët dhe institucionet gjithashtu  edhe do ta lë kuvendin, nga Alternativa nuk deshën që t’i komentojnë veprimet e partive tjera.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button