Pasuria e prokurorëve special: Disa deri në “fyt” në kredi, disa me vetura të shtrenjta e me nga dy banesa

Pas hapje së lëndës “Reket”, në opinion përsëri është ngritur interesi për prokurorët special dhe hapat e tyre. Për këtë, kemi parë se çfarë prone kanë paraqitur në 4 vitet e kaluara, derisa janë pjesë e PSP-së . Cili prokuror është i pasur, e kush është futur në kredi?

Pas hapjes së lëndës “Reket” nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në të cilën dyshohet se është e përfshirë në skandal korrupsioni kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, sytë e opinionit janë drejtuar kah prokurorët e ekipit të saj. Deri përpara një viti prokurorët thuajse shpesh kanë qenë pjesë e programeve të mediave. Por, në vitin e kaluar ata janë tërhequr nga paraqitjet publike.

Janeva, e cila pranoi se dëgjohet zëri i saj në një incizim të publikuar nga “La Verita”, duke folur me të dyshuarin në lëndën e PSP-së “Perandoria”, Orce Kamçev, nesër duhet që të paraqitet në Prokurori që të japë deklaratë përpara koleges së saj, Vilma Ruskovska. Derisa pritet që të zgjidhet lënda “Reket” dhe fati i statusit të PSP-së, në fokus të opinionit është hapur edhe çështja se çfarë prone kanë paraqitur në Komisionin për Antikorrupsion, prokurorët e PSP-së, njofton REL në gjuhë maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Katica Janeva – kryeprokurorja speciale

Katica Janeva
Katica Janeva

Ka lindur në Gjevgjeli, e cila mendonte të bëhet deputete ose kryetare e komunës, por edhe deklaronte se e lufton në mënyrë të pakompromis korrupsionin, dhe kërkonte që të ketë dhe një mandat në krye të PSP-së, po i numëron ditët e fundit të punës së saj, derisa kolegët e saj çdo ditë merren në pyetje nga Prokuroria për Krim të Organizuar. Për katër vjet, sa ka qenë në krye të institucionit, Janeva nuk ka paraqitur ndryshime të mëdha në gjendjen pronësore në Komisionin për Parandalim të Korrupsionit.

Janeva, dy fëmijëve të saj si dhuratë ua ka lënë dy banesa nga 70 metër katrorë në Shkup në vitin 2015-të, si depozita në denarë në disa banka ka lënë 110.000 euro, ndërkaq në bankat për 4 kredi në vitin 2014 dhe 2015-të, përpara se të ulet në karrigen e shefes se PSP-së, është futur për 130 mijë euro, të cilat duhet t’i kthejë në 10 deri në 20 vitet e ardhshme.

Fati i saj në lidhje me Prokurorinë nuk dihet, pasi që tani për tani, edhe pse ajo nuk është e dyshuar në rastin “Reket”, megjithatë ajo po hetohet nëse është e përfshirë në reketimin e biznesmenëve të dyshuar, nëpërmjet të dyshuarve Bojan Jovanovski dhe Zoran MileskiKiçeec, të cilët janë tanimë dy muaj në paraburgim.

Kredi, banesa në Shkup dhe stoli – çfarë posedojnë prokuroret e PSP-së?

Elizabeta Josifovska – e para prej kolegeve të Janevës që ka dëshmuar në Prokuroria dhe zëvendësja e saj në PSP.

Ajo, në pronësi personale ka vetëm kredi prej 170.000 euro, të cilin e ka tërhequr në vitin 2018-të. Pronën tjetër që e ka paraqitur në Antikorrupsion është pronë e bashkëshortit, gjegjësisht ka dy banesa në Kërçovë, obor dhe tokë ndërtimore prej 18.000 metrave katrorë në fshatin Prostranj, por edhe dy banesa në emër të fëmijëve në Shkup nga 68 metra katrorë.

Lençe Ristoska – përpara dy viteve ka blerë tokë prej 1.500 metra katrorë në fshatin Dupeni i Poshtëm, në rajonin e Prespës, ndërkaq ka dhe tokë ndërtimore në Shkup me madhësi pre j480 metra katrorë. Ajo posedon një veturë Reno Kaptur, ndërkaq në librezën e kursimit ka mbledhur thuajse 30.000 euro.

Lile Stefanova – në emër të saj ka paraqitur vetëm borxhe prej 30.000 euro, ndërkaq në emër të fëmijëve ka regjistruar një banesë në Shkup, të blerë në vitin 2016-të. Si pronë të bashkëshortit, Stefanova ka paraqitur dy shtëpi me oborr, njërën në Radovsish, ndërkaq tjetrën në Raklish. Ka dhe tokë bujëqësore në Radovish.

FatimeFetai – posedon një banesë prej 90 metër katrorë të cilin e ka blerë në vitin 2015-të, të njëjtin e ka blerë 81.000 euro. Ajo ka kredi prej 78.000 euro. Ajo është e vetmja që ka paraqitur stoli nga metalet me vlerë prej 10.000 eurove. Ajo posedon veturë Kia Pikanto të vitit 2008, ndërkaq bashkëshorti i saj merr rrogë minimale prej 11.000 denarësh.

Veturat janë prona e vetme e paraqitur nga prokurorët

Lubomir Llape – prej pronës ka paraqitur vetëm automjete dhe kartelë kreditore. Bashkëshortja e saj vozit Mazda CX të vitit 2018-të, ndërkaq ai Pasat të vitit 2011.

Burim Rustemi – i cili së fundmi dëshmoi në Prokurori për lëndën “Reket”, ka paraqitur si pronë një Mercedes Benz 220, me vlerë prej 6.000 eurosh.

Disa prokurorë, më transparent se të tjerët

Trajçe Pelivanov – E ka paraqitur një pronë të marrë si trashëgimi nga bashkëshortja. Ka pronë të përbashkët me bashkëshorten dy banesa. Ai ka motor, Sukuzi Sepia, dhe vetura Pezho 206 dhe Mazda 6. Pelivanov posedon kredi prej 20.000 eurosh.

Artan Ajro – posedon banesë në Strugë prej 77 metër katrorë, të cilin e ka blerë në vitin 2015 për 40.000 euro, ndërkaq më pas ka blerë dhe dy automjete – Opel Korsa dhe BMV 530d. Si trashëgimi, ka shtëpi me oborr në Shkup me vlerë prej 120.000 euro si dhe si pronë familjare ka tokë në Strugë dh enjë shtëpi të vitit 1972. Në listën anketuese e ka treguar edhe pronën dhe të ardhurat e prindërve të tij, vëllait dhe bashkëshortes.

Gavrill Bubevski – posedon një banesë në Shkup me madhësi prej 50 metrash katrorë, të cilin e ka marrë si dhuratë, ndërkaq vozit Reno Megan, por posedon edhe Shkoda Megan, të cilin për 28.000 euro e ka blerë me lizing.

Stevço Donev – Posedon tokë bujqësore në Koçan me madhësi prej 6.000 metër katror dhe shtëpi, të cilat i ka trashëguar nga familja. Donev vozit Citroen C4 të vitit 2005 dhe libreza devize të kursimit në disa banka me vlerë prej rreth 15.000 euro.

Marija Gjorgjeva – Posedon banesë prej 80 metër katror, të cilin e ka blerë në vitin 2014, kursim prej 8.000 eurove dhe kredi prej 40.000 eurove të cilat duhet t’i paguajë për 15 vjet. Si pronë të bashkëshortit ka theksuar se posedon aksione në Imperial Tabako Grup prej 18.000 denarëve, dhe pajisje fotografike me vlerë prej 5.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button