Janë fikur të gjitha zjarret në territorin e Shkupit

Zjarri në vendbanimin Pintia është fikur, informuan nga Njësiti Territorial Kundër Zjarrit në Qytetin e Shkupit, informon Portalb.mk.

Zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 11:30 në rajonin e malit mbi Pinti dhe i ka përfshirë disa pjesë të malit.

Në fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe avionët e Zyrës për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët kanë bërë dy fluturime dhe kanë gjuajtur ujë drejt Sopishtes, ku zjarri është zgjeruar. Ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski me përfaqësuesit nga Komuna dhe popullata lokale.

Sipas informatave nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Qytetin e Shkupit, për momentin në territorin e qytetit nuk ka zjarre aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button