Zjarre aktive në Pintia, Mojancë dhe Bllacë e Poshtme

Bëhet e ditur se zjarr aktiv është paraqitur mbi vendbanimin Pintia në Shkup, kurse ende vazhdojnë të jenë aktive zjarret në fshatrat Mojance dhe Bllacë e Poshtme.

Nga Brigada e zjarrfikësve thonë se zjarri në Pintia shpërtheu rreth orës 11:30, dhe është akoma aktiv, dhe ekuipazhet e zjarrit po punojnë për të shuar dhe parandaluar përhapjen e tij, transmeton SDK.

“Zjarre aktive ka edhe në fshatrat e Shkupit Mojance dhe Bllacë e Poshtme. Ekipet e zjarrit ndërhyjnë në tre lokacione. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë vizitave në zonat e piknikut dhe pyjeve të jenë të kujdesshëm me  cigaret, zjarret në hapësirë të hapur dhe aktivitete të tjera që mund të shkaktojnë zjarre të padëshiruara ”, thonë Departamenti i zjarrfikësve të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button