Napoli ofron 65 milionë euro dhe Milikun për Icardin

Napoli është duke insistuar për transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit, Mauro Icardi, bën të ditur “Calciomercato” të dielën.

Icardi po pritet të largohet nga Interi këtë verë, ndërsa për të kishte shprehur interesim edhe Juventusi. Napoli po shpreson të transferojë argjentinasin, transmeton Koha Ditore.

Ka përgatitur 65 milionë euro dëmshpërblim si dhe sulmuesin polak Arkadiusz Milik, për Icardin. Mirëpo, raportohet se Icardi preferon më tepër të transferohet te Juventusi.

Por, Napoli po shpreson të bind argjentinasin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button