Nuk kanë printera dhe tekste shkollore, pagat evropiane mund vetëm t’i ëndërrojnë, profesorët “do t’ia mbathnin”

Dy të tretat e profesorëve universitarët duan të largohen nga vendi.

Numri i njerëzve të cilët, në dekadën e fundit, vendosin të largohen nga vendi dhe të shkojnë jashtë vendit është gjithnjë e më i madh. Ky trend nuk i ka anashkaluar as nga personat e kualifikuar dhe të arsimuar në shkencat shoqërore, të cilët janë duke u larguar ose duan të largohen nga vendi.

Sipas hulumtimit të cilin e ka realizuar prof. D-r Miso Dokmanoviq, me titull “Vendosja e kritereve për cilësi në shkencat shoqërore për të parandaluar rrjedhjen e trurit nga Republika e Maqedonisë”, një nga arsyet e këtij trendi shqetësues është se në vend s’ka kritere për atë se çka konsiderohet cilësi në fushën e shkencave shoqërore që ka reperkusion në zgjidhjet ligjore (Ligji për arsimin e lartë, Ligji për kërkime shkencore, etj.) që nuk krijojnë kornizë me të cilën mund të përmirësohen mundësitë për të punësuar studentët e suksesshëm, por edhe për zhvillim të karrierës dhe në fund edhe mundësi për të shprehur aftësitë prej profesorëve, bashkëpunëtorëve dhe studiuesve universitarë. Në të njëjtën kohë, këto zgjidhje ligjore i nënshtrohen ndryshimit të vazhdueshëm që vë në dyshim sigurinë juridike të zgjedhësve tanë, transmeton Sloboden Peçat.

Për qëllimet e këtij studimi u hartua një pyetësor, o cili iu dërgua 347 individëve, nga të cilëve 81 ose 23.34% u përgjigjën pyetjeve. Standardi i pranuar përgjithësisht, për përqindjen e të anketuarve,në këtë lloj studimi është midis 20% dhe 25% kështu që ky standard është përmbushur plotësisht.

Në aspekt të profesionit, 73.5% e të anketuarve janë profesorë dhe asistentë të universitetit, ndërsa 22.5% janë studiues. Sa i përket gjinisë, 59.26% ishin femra dhe 40.74% meshkuj. Në aspektin e strukturës së moshës, shumica e të anketuarve ishin të moshës prej 31 deri në 45 vjeç (58.02% e të anketuarve), pastaj të moshës 45 deri në 60 vjeç (29.63%). Vetëm 9.88% e të anketuarve ishin të moshës 18 deri në 30 vjeç, ndërsa nga grupmosha mbi 60 vjeç kishte vetëm dy përgjigje.

Në pyetjen – Po të kishit mundësi, a do të largoheshit nga atdheu juaj për të jetuar në vend të huaj, pozitivisht janë përgjigjur 69%, ndërsa 27% kanë thënë që nuk dëshirojnë të largohen nga vendi.

“Sloboden peçat” kontaktoi me disa persona të cilët punojnë në fushën e shkencave shoqërore, të cilët iu përgjigjën në mënyrë anonime pyetjeve dhe metodologjisë së njëjtë si në hulumtim.

– Po, shumë herë kam menduar të largohem nga vendi dhe nëse me jepet mundësia do të isha larguar. Sinqerisht, nuk dua ta bëj këtë, por kushtet për punë në vendin tonë janë katastrofike, nuk kemi tekste të mjaftueshme, printer dhe kështu me radhë, kështu që duhet të gjendemi vetë dhe të paguajmë nga xhepi ynë  që të jemi në gjendje t’i mësojmë studentët – thotë një profesor me të cilën kontaktuam, i cili është në grupin prej 31 deri 45 vjeç.

Në këtë hulumtim kishte pyetje edhe për të përcaktuar neto të ardhurat mujore, kështu që 27.16% e të anketuarve kishin të ardhura mujore nga 300 deri në 500 euro, 33.33% kishin të ardhura nga 500 në 700 euro, dhe 700 deri në 1.000 euro – 23.46% e të anketuarve. Vetëm 14.81% e të anketuarve kanë të ardhura neto mujore mbi 1.000 EUR.

Nga kjo mund të nxirret konkluzioni se të ardhurat mujore të këtij grupi të punonjësve në arsim janë një nga arsyet për të cilën ata do të largoheshin nga vendi.

– Mund të thuhet se paga që marrim është dukshëm më e ulët se ajo që ishte para dhjetë vjetësh. Prandaj mendoj se është gjithashtu faktor i rëndësishëm për të menduar largimin nga shteti. Jashtë vendit, pavarësisht kushteve më të mira të punës, është normale që edhe të ardhurat mujore janë shumë më të larta dhe profesioni vlerësohet dhe paguhet më shumë – u përgjigj një tjetër nga personat me të cilët folëm.

Shumica e të anketuarve, të cilët janë përgjigjur pozitivisht në këtë pyetje do të shkonin në Evropë (77.42%), ndërsa një përqindje më e vogël në Amerikën e Veriut (33.87%) dhe Australi (14.52%).

– Nëse vendos të largohem nga vendi do të doja të ishte diku në Evropë. Arsyeja është e thjeshtë, je shumë afër shtëpisë. Sidoqoftë, nëse del mundësia për të shkuar në ndonjë nga vendet përtej oqeanit e jashtme, pse jo edhe atje. Por si asistent, do të dëshiroja të vazhdoja të punoja këtu, të përparoj dhe të ndërtoj karrierën time këtu. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, atëherë edhe unë do t’i bashkohen atyre që e shqyrtojnë mundësinë për t’u larguar – tha një asistente e  cila punon në një nga fakultetet përfshira në hulumtim e që i takon grupmoshës 18-30.

Në fund të këtij hulumtimi, profesori Dokmanoviq përmend edhe një numër rekomandimesh të bëra për Ministrin e arsimit, njëra prej të cilave është të rishikohen dokumentet ekzistuese kombëtare që kanë të bëjnë me çështjen e migracionit. Ato duhet t’iu përshtaten kushtet reale mbi të cilat është përqendruar ky studim, veçanërisht potenciali për migrim në shkencat shoqërore.

Sigurisht, ka rekomandime për universitetet dhe institucionet kërkimore, e para së gjithash theksohet promovimi i investimeve në kërkimet shkencore dhe zhvillim, si dhe të ndërmerren masa për të motivuar shkencëtarët kulmorë në universitete dhe institucione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button