Për herë të dytë Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

Një person tjetër ka akuzuar këngëtaren Katy Perry për ngacmim seksual, njofton Koha.net.

Prezantuesja e televizionit rus, Tina Kandelaki, pretendon se anëtarja e jurisë së “American Idol” e kishte ngacmuar seksualisht duke u munduar ta puthte pa pëlqimin e saj.

Kandelaki i tha medies ruse, StarHit, se Perry iu afrua asaj, por ajo e kishte kundërshtuar, duke e nxitur të kërkonte ta puthte dikë tjetër, transmeton Koha.net.

“Një herë isha e ftuar në një festë private me Katy Perryn, ku ajo duke qenë goxha e paqëndrueshme, më zgjodhi mua si një objekt për ta manifestuar pasionin e saj”, i tha medies Kandelaki 43 vjeçare. “Arrita ta kundërshtoja, stërvitja në palestër nuk ishte e kotë dhe Katy menjëherë gjeti një viktimë të re për puthje, përqafime dhe vallëzim të ndyrë”, tha ajo, transmeton Fox News.

Kujtojmë se këngëtarja amerikane para disa javëve është përballur me një tjetër akuzë, kësaj radhe nga modeli, i cili ishte pjesë e këngës së saj, “Teenage Dream”.

Aktori 38-vjeçar, Josh Kloss, ka thënë se Katy e ngacmoi atë gjatë xhirimeve të projektit të lartpërmendur.

Ai thotë se, një ditë ajo ia kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë mjaft i turpëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button