Dimkovski: Të hënën përgjigje për ndalesën nga Kosova për import të patates dhe mjaltës nga Maqedonia

Pas takimit ditën e hënë, të ministrit për ekonomi Kreshnik Bekteshi dhe drejtorit të Agjencisë për ushqim dhe veterineri Zoran Atanasov, do të dihen hapat konkret që do t’I ndërmerr vendi pas shpalljes së ndalesës nga Kosova për import të patates dhe mjaltës nga Maqedonia e Veriut, si masë reciproke ndaj ndalesës për import të fondit të peshkut dhe ikrave nga Kosova, paralajmëroi sot ministri për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave Trajan Dimkovski, njofton Nova Tv.

Ai theksoi që s’ka ndalesë eksplicite për import nga Kosova dhe ka shtuar që në vendin tonë mund të importohet peshk i freskët nga Kosova, por jo edhe fond peshkut të ri dhe ikrave për faktin që atje nuk zbatohet monitorim.

“Pas takimit të hënën do të jetë e qartë çka do të ndërmarrim. Kosova s’ka ndalesë eksplicite për import të fondit të peshkut të ri dhe ikrave dhe ata vetëm duhet të vërtetojnë që e zbatojnë monitorimin. Njëkohësisht, ndalesa për import të fondit të peshkut të ri dhe ikrave nuk vlen vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet tjera të cilat nuk kanë monitorim, për shkak se vendi po përgatitet nga viti i ardhshëm të merr leje për eksport të peshkut të freskët në tregun evropian, ka thënë Dimkovski.

Ai saktësoi se nga vendi jonë në Kosovë në nivel vjetor eksportohen prej 40 deri 1.000 tonelata patate, ndërsa eksporti i mjaltës është rreth 400.000 euro në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button