ASH: Policia fsheh faktin se dy djem po transportonin dhe shisnin lëndë narkotike duke përdorur automjetin e një inspektori policie nga SPB Tetovë

Shkas për këtë reagim është tentimi i fshehjes, respektivisht heshtjes nga ana e  institucioneve kompetente ne lidhje me rastin e kapjes se dy personave nga ana e policisë te cilët kanë shpërndarë (shitur) lëndë narkotike duke e shfrytëzuar  veturën e inspektorit të policisë nga sektori i punëve te brendshme në Tetovë, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët (ASH), transmeton Portalb.mk.

“Sipas informatave te liferuar, automjeti me të cilin është bërë shitja nuk është mbajtur për ekzaminimet e mëtutjeshme. Kjo është brengosëse pasi që automjeti ka qenë në shfrytëzim të inspektorit i cili në fakt është vëllai i funksionarit të lartë të BDI-së. Ky funksionar ka qenë shef kabineti në Komunën e Gostivarit kur kryetar ishte Nevzat Bejta, ka qenë shefi i shtabit të BDI-së në Gostivar në zgjedhjet lokale dhe presidenciale, ka qenë përfaqësues i BDI-së në komisionin zgjedhor Komunal”, thonë nga ASH.

Ata theksojnë se ky rast dëshmon drejtësinë selektive në vend.

“Si mundet qe i gjithë ky rast te përfundon vetëm me mbajtjen e, siç u theksua në mediume, të dy shitësve, pa mos vazhduar më tutje dhe hetuar rastin se cili ka qenë roli i inspektorit si dhe njerëzve te tjerë? A është ky edhe një shembull i drejtësisë selektive në vend?  A e konfirmon kjo tezën se drejtësia në këtë shtet është selektive dhe e politizuar? Ku është shteti i së drejtës? Dje u mbyllen sytë në lidhje me krismat ku protagonist ishte  Xhevat Ademi, sot tentohet e njëjta gjë me vëllain е këtij njeriu shumë të afërt me krerët e BDI-së. Kur janë në pyetje krerët e BDI-së, mund te ndodh çmos dhe drejtësia te mos duket në mejdan. Vallë a kështu funksionon shteti i se drejtës? Vallë a kështu tentohet nga qeveria aktuale dhe instancat me te larta shtetërore te amnistohen krerët e BDI-së? Kur bëhet fjalë për BDI-në gjithçka është e mundshme, mund të bëjnë kërdinë pa asnjë brengë sepse ato janë të sigurtë se ligji dhe e drejta për ato nuk vlen, apo kanë mekanizma te caktuar te cilën vetëm ata e dinë për tu ikur përgjegjësisë”, thonë nga ASH.

Ata theksojnë se në Gostivar, sipas disa te dhënave ka mbi 5000 përdorues te lëndëve narkotike. Parashtrohet pyetja se kush i furnizon ato? Mos vallë e gjithë kjo është pjesë e kësaj loje ku udhëheqësit kryesore janë pikërisht krerët e BDI-së në Gostivar. Prandaj ftojmë organet kompetente të mos heshtin. Te veprojnë sipas dispozitave ligjore dhe jo duke heshtur dhe duke mos ndjekur rastin siç është zakon kur bëhet fjalë për personat e afërt me BDI-në, thonë nga ASH. Sipas tyre, vetëm ne këtë mënyrë mund te qëndrohet përpara dyshimeve të potencuara më lartë e që janë me se legjitime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button