Marshimi i profesorëve në Hong Kong, protesta e radhës

Marshimi i profesorëve në Hong Kong ka nisur fundjavën e protestave në ish-koloninë britanike. Profesorët kanë dalë në mbështetje të studentëve dhe aktivistëve të cilët 11 javë më parë nisën protestat kundër ligjit për ekstradimin në Kin, njofton Abc News.

Me mijëra profesorë duke sfiduar reshjet e dendura, hapën në Hong Kong manifestimet e një fundjave të re tensionesh, duke parë me qindra mjetet e blinduara, dhe njësitë paraushtarake kineze të mbledhura në Shenzhen pak kilometra larg ish kolonisë. Marshimi i profesorëve përfaqëson vetëm një nga tre takimet e parashikuara për këtë fundjavë protestash në ish koloninë britanike.

Profesorët manifestues janë mbledhur në shesh duke shprehur solidaritetin për studentët dhe aktivistët të cilët 11 vjet më parë nisën të deklaronin kundërshtimin ndaj ligjit për ekstradimet në Kinë, e cila akuzohet se po redukton autonominë e Hong Kong dhe favorizon një ndërhyrje më të madhe të Pekinit.

Sindikatat e mësuesve profesionistë të Hong Kong, promovues të këtij manifestimi u mblodhën fillimisht në Chater Garden, në qendër të qytetit para se të nisnin marshimin para ndërtesës së qeverisë, e cila është dhe rezidenca e guvernatores Kerri Lem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button