ASH: Qendra e re klinike nuk do të jetë vetëm e LSDM-së dhe VMRO-së, por e të gjithë qytetarëve

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratës së ministrit Filipçe për kyçje të ekspertëve të VMRO-së në grupet punuese për ndërtimin e kompleksit të ri të Qendrës Klinike Universitare në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup duke theksuar se i ka anashkaluar ekspertët e saj, transmeton Portalb.mk.

“Skandalet e ministrit Filipçe nuk kanë të ndalur. Sot bën thirrje për kyqje të “ekspertëve te VMRO-së në grupet punuese për ndërtimin e kompleksit të ri të Qendrës Klinike Universitare në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup” duke anashkaluar Aleancën për Shqiptarët dhe ekspertët e saj në këtë fushë të organizuar në Departamentin e Shëndetësisë”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ata theksojnë se kjo qendër nuk do jetë vetëm e LSDM-së apo e VMRO-së por e çdo qytetari të RMV-së.

“I nderuari minister, Qendra e re Klinike nuk do jetë vetëm e LSDM-së apo e VMRO-së, apo e kujtdoqoftë, por do jetë e çdo qytetari të Maqedonisë së Veriut, pa dallim kombësie, fetare apo çfarëdo përkatësie tjetër, doni ju apo jo. Deklaroni se “Së bashku të jemi pjesë e suksesit të këtij proekti të suksesshëm” duke e dënuar atë me dështim nga ftesa gjysmake dhe eliminim e bajpasim të shqiptarëve dhe përfaqësuesve e tyre të vërtetë, Aleanca për Shqiptarët si partia më e madhe opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ata ftojnë ministrin në debat për të diskutuar, siç thonë ata, faktet dhe gabimet e shumta në sistemin shëndetësor.

“Andaj edhe një herë ju ftojmë juve dhe zevëndesin tuaj “fotografi pa zë” në duel debativ ku do t’i kryqëzojmë faktet dhe gabimet e shumta që bëni, të cilat do kushtojnë shumë në cilësinë e shërbimeve shëndetësore të sistemit shëndetësor të sëmurë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button