Mickoski: Boki 13-s ia urova ditëlindjen dhe jam takuar edhe me të tjerët e rastit “Reket”

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp sot iu përgjigj pyetjes së një gazetari dhe konfirmoi se ai ishte takuar me personat e përfshirë në rastin “Reket”, njofton Portalb.mk.

“Të dyshuarit të parë, Boki 13-të personalisht ia urova ditëlindjen, nga respekti për mediat dhe televizionin që ai e posedonte. Po, jam parë edhe me të tjerët që janë pjesë e kësaj afere, por nëse kanë ndonjë dëshmi që do të nënkuptonte inkriminimin tim, i inkurajoj qysh sot ta publikojnë menjëherë”, tha Mickoski.

Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se skandali për çështjen “Reket” nuk ka mund të ndodhte pa mbështetjen e kryeministrit Zoran Zaev. Kërkoi arrestimin e shefes së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe vuri në dukje se nëse të njëjtët prokurorë mbeten në institucionin e ri, VMRO – DPMNE nuk do ta mbështesë Ligjin e ri për Prokurorinë Publike me të cilin PSP-ja duhet të bëhet pjesë e PTHP-së.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button