Rasti i 17-vjeçarit, CIVIL: Nuk duhet të lejohet të anashkalohen të drejtat e fëmijëve

“Kjo shoqëri nuk guxon ti harrojë të drejtat e njeriut, në veçanti nuk guxon të lejojë ti anashkalojë të drejtat e fëmijëve! Shteti, shoqëria, institucionet, mediat dhe prindërit kanë obligim të punojnë bashkë dhe të sigurojnë kushte maksimale për zhvillim dhe jetë dinjitoze, të shëndoshë dhe të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë”. Kështu ka reaguar sot Qendra për Liri “CIVIL” në lidhje me rastin e 17-vjeçarit në Lisiçe të Shkupit  i cili ndërroi jetë pas therjes me thikë, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkuan që prindërit, institucionet, personat publikë dhe mediat duhet për çdo ditë t’u japin shembuj pozitivë fëmijëve dhe të rinjve dhe të kultivojnë te ata respektin e ndërsjellë.

“Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të zhvillohen në shoqëri në të cilën kultivohet respekti i ndërsjellë, të mësojnë se jeta nuk ka çmim, se askush nuk guxon as të mendojë t’ia marrë jetën tjetrit. Prindërit, institucionet, personat publikë, të gjithë së bashku kanë detyrë që me veprime personale, për çdo ditë t’u japin shembuj pozitivë fëmijëve dhe të rinjve”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e “CIVIL”, dhe kujtoi se askush nuk guxon t’i ik përgjegjësisë.

Përndryshe, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dhënë një urdhër për hapjen e hetimeve ndaj personit të dyshuar i cili me përdorimin e një arme të rrezikshme – thikë, privoi nga jeta një person. Duke marrë parasysh që bazat ligjore janë përmbushur, domethënë ekziston rreziku që i dyshuari mund të arratiset ose të ndikojë te dëshmitarët, prokurori publik kompetent i paraqiti të dyshuarit masën e paraburgimit. Gjykatësi e pranoi këtë sugjerim dhe urdhëroi që i dyshuari të mbahet në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnatës së 14 gushtit, në lagjen Lisiçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button