Një ditë pas, u demoluan tabelat e përmendoreve të “Shkupit 2014-të” (FOTO)

Një ditë pasi u vendosën, tabelat përshkruese të përmendoreve të projektit “Shkupi 2014” sot janë demoluar, transmeton Portalb.mk.

Kështu, janë hequr tabela e përmendores së Filipit të Dytë dhe e Aleksandrit të Madh, e cila sërish është vendosur.

Nga Qyteti i Shkupit kanë premtuar se do t’i rrisin kontrollet inspektuese, që rasti i demolimit të mos përsëritet në të ardhmen.

Tabelat përshkruese të përmendoreve të "Shkupi 2014-s" - të demoluara
Tabelat përshkruese të përmendoreve të “Shkupi 2014-s” – të demoluara

Tabelat pësuan ndryshime dje, në përshkrimin e domethënies së objektit ku janë vendosur, për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Pllakat që u takojnë përmendoreve të Aleksandërit të Madh, Filipit të Dytë dhe Olimpias, shkruajnë se këto janë figura historike u përkasin qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Gjithashtu, edhe heqja e diellit të Verginës nga infrastruktura, ndërtesat publike dhe përmendoret tjera në Shkup është duke përfunduar.

Për nder të Filip të II të Maqedonisë, figurë historike, që i përket qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar antik.
Për nder të Filip të II të Maqedonisë, figurë historike, që i përket qytetërimit Helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar antik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button