Tetovë, kronika e zezë: Një i vdekur, një i arrestuar për drogë dhe një i dyshuar për 26 vjedhje

SPB Tetovë njofton për ngjarjet nga kronika e zezë që kanë ndodhur brenda 24 orëve në rajonin e Pollogut, shkruan Portalb.mk.

38-vjeçari nga Tetova akuzohet për 26 vjedhje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka përfunduar dokumentimin e gjithsej 26 vjedhjeve, për të cilat akuzohet 38-vjeçari J.C nga Tetova. MPB njofton është përgatitur dhe se së shpejti do të paraqitet padi penale për të dyshuarin.

“Departamenti i Brendshëm i Tetovës ka zbardhur dhe dokumentuar plotësisht 18 grabitje të rënda, 8 grabitje dhe 1 përpjekje për grabitje të rëndë. Për grabitjet dyshohet 38-vjeçari J.C nga Tetova, kundër të cilit janë ngritur kallëzime penale dhe së shpejti do të dorëzohen. J.C. dyshohet se në muajin qershor, korrik dhe gusht të këtij viti në Tetovë ka grabitur automjete, dyqane, objekte biznesi dhe objekte të tjera, në shumicën prej tyre janë grabitur para, pajisje muzikore, kompjuterë dhe objekte të tjera, prej të cilave ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 525 mijë denarë. Shumica e sendeve të grabitura janë gjetur dhe tashmë janë kthyer tek pronarët e tyre, pra tek të dëmtuarit”, thonë nga MPB.

Makina BMW përfundoi në hendek, vdes shoferi 26 vjeç

Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme një 26 vjeçar nga Vrapçishta ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar në hendek.

“Më 15.08.2019 në ora 22:40 është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë pas hyrjes për në Negotinë, personi me iniciale B.C. (26) nga fshati Toplicë i Vrapçishtes, me makinën e tij “BMW” me targa të Gostivarit ka dalë nga rruga duke përfunduar në hendek. Shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, informojnë nga MPB.

Arrestohet 29 vjeçari nga Tetova, posedonte kokainë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:50 minuta, në rrugën “Vonvardarksa”, në Tetovë është privuar nga liria 29 vjeçari me iniciale I.I. nga fshati Sellarcë e Epërme, tek i cili gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës “kokainë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër I.I. do të ngritët kallëzim penal adekuat, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button