Kanë rënë nga skela pesë punëtorë në Tiranë

Pesë punëtorë kanë rënë nga skela gjatë punimeve për ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Faik Konika” në kryeqytet ku është shkëputur skela e një pallati që po i bënin rikonstruksionin e fasadës, shkruan Albeu.

Në skelë ishin një numër i madh punëtorësh kur ajo ra, ndërkohë që pesë prej tyre kanë pësuar lëndime kurse të tjerët kanë mundur të mbahen për të mos rënë në tokë.

Gjatë incidentit, dy prej punëtorëve të lënduar kanë mbetur nën skela duke kërkuar ndihmën e kolegëve.

Mësohet se gjëndja shëndetësore e dy prej punëtorëve që ranë nga lartësia është e rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca si edhe policia për bërjën e këqyrjes së vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button