Kush janë krejt ata, të cilët kryeministri i Maqedonisë Zaev mund t’i fyejë për një minutë?

Në kohën kur publiku në Maqedonin e Veriut mendonte se, në aferën “Reket” në të cilën në videot e publikuara nga e përditshmja italiane “La Verita”, sugjerohet korrupsion të nivelit të lartë për ndikim te prokurorë dhe gjyqtarë, aferë në të cilën është përfshirë një person i njohur kontrovers, do të dëgjohet madje edhe zëri i kryeministrit Zaev kjo nuk ndodhi, por ai vetë e ndërlikoi situatën, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk

Zaev, në rastin e parë pas publikimit të videove, arriti të bëjë një nga deklaratat politikisht më jo korrektet dhe atë për gjysmë minuti “Nuk do të lejoj që një kriminelë, një gazetar sqimatar dhe një pederast të rrëzojnë këtë qeveri” brenda më pak se një minute i ofendoi homoseksualët dhe gazetarët, ofendoi si homoseksualët dhe gazetarët, e pastaj kur ai u përpoq të shpjegonte në Twitter se çfarë mendonte edhe më shumë u ngatërrua duke thënë se ai përdori fjalën “pederast” për të përshkruar “tiparet e personazheve, e jo orientimin seksual”.

Përdorimi i fjalëve “gazetari sqimatar” dhe “pederast” i ngriti në këmbë shoqatat e gazetarëve dhe luftëtarëve për të drejtat e komunitetit LGBTI, por edhe organizatat e shoqërisë civile në përgjithësi, të cilat në përdorimin e fjalëve nga Zaevi panë jo vetëm një adresim poshtëruese për homoseksualët dhe gazetarët, por edhe përhapje të gjuhës së urrejtjes.

OJQ-të e dënuan me ashpër deklaratën “skandaloze, të pahijshme, homofobike” të Zaevit, por edhe deklaratën me të cilën bëhet diskreditimi i gazetarëve të cilët në mënyrë kritike e mbikëqyrin punën e qeverisë dhe e pyetën “vallë përpjekjet e deritanishme për të promovuar të drejtat e LGBTI janë me të vërtetë thelbësore ose vetëm deklarative dhe formale”.

Zaev, pastaj, u përpoq të jep sqarime plotësuese përmes një bisede me agjencinë shtetërore të lajmeve të AIM, por e përsëriti mesazhin se nuk do të lejonte që kriminelë, manipulues dhe mashtrues të pengojnë suksesin e vendit.

Sa i përket kualifikimeve “kriminelë, pederastë, sqimatarë dhe idiotë”, Zaev thotë se ai dhe qeveria qëndrojnë me vendosmëri në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut për të gjithë, përfshirë komunitetin LGBTI.

Përshtypja është se në vend që ta bënte shpjegime plotësuese do të ishte më e më e thjeshtë vetë të kishte thënë: “Më vjen keq, gabova”

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button