Për 7 vite, dyfish është zvogëluar numri i udhëtarëve në transportin ndërurban (infografik)

Me rritjen e numrit të automjeteve dhe rritjes rapide të taksive të paligjshëm, qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më rrallë udhëtojnë me autobus mes qyteteve. Ashtu siç tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave, numri i udhëtarëve në transportin ndërurban me autobus është zvogëluar dyfish në 7 vitet e kaluara. Në vitin 2012, me autobusë mes qyteteve të Maqedonisë janë transportuar mes 15 milionë udhëtarë, ndërkaq vitin e kaluar ky numër është zvogëluar për rreth 7.7 milionë udhëtar, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Rënie më të madhe të numrit të udhëtarëve të transportuar është regjistruar në vitin 2014-të, kur në mënyrë drastike ka rënë interesi për udhëtim me këtë lloj transporti. Paralelisht me këtë, nëpërmjet këtyre viteve ka filluar edhe importi i shpejtë i automjeteve të vjetërsuar nga jashtë vendit, të cilët qytetarët i shfrytëzojnë si këmbim për transportin me autobus. Në ndërkohë, në rrjetet sociale, veçmas në Fejsbuk, janë paraqitur edhe një numër i madh i grupeve të mbyllura për ndarjen e transportit me automjet mes qyteteve. Në vend me autobus, disa qytetarë thuajse për të njëjtin çmim udhëtojnë me ndonjë automjet.

Përfundimisht, në të gjitha qytetet nëpër vend ekzistojnë taksistë të paligjshëm, të cilët ua marrin bukën transportuesve përpara stacioneve të autobusit. Duke u ofruar qytetarëve çmim identik, transporti ilegal e ul numrin e udhëtarëve të transportuar me transportin ndërurban. Si rezultat i kësaj, në vend krijohet rreth magjik i problemit, në të cilin ndërmarrjet transportuese hyjnë me importimin e autobusëve të vjetër nga jashtë vendit. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, në vend janë importuar 9 herë më shumë autobusë dhe minibusë, në krahasim me të rinj.

Numri i autobusëve të importuar, e rrit moshën mesatare të autobusëve, e cila vjet është rritur për 18.7 vjet. Paralelisht me këtë, është rritur edhe numri i aksidenteve, në të cilat janë të përfshirë autobusët. Mirëmbajtja e linjave me autobusë të vjetër e bën transportin ndërurban jo-atraktiv, për këtë edhe numri i udhëtarëve vazhdon të ulet. Me të gjitha këto negativitete, mund të përshkruhet gjendja e keqe në të cilën ndodhet transporti me autobusë ndërurban në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button