Teatri i Komedisë xhiron dokumentar për aktoren Ançe Xhambazova

Institucioni Nacional Teatri i Komedisë në Shkup ka filluar xhirimin e një dokumentari për aktoren e madhe Ançe Xhambazova.
Nga Teatri thonë se ky film do të drejtohet nën regjinë e Mile Grozdanovskit, ndërsa skenari është bërë nga Goce Trajkovski, shkruan Portalb.mk.
Në film do të shfaqen aspekte të ndryshme të jetës dhe karrierës së aktores Ançe Xhambazova, ndërsa premiera e dokumentarit do të jetë në kuadër të Festivalit “Hëna e Zhveshur”, në natën e fundit të festivalit (9 shtator).
Ançe Xhambazova.
Ançe Xhambazova.
Përndryshe, Festivali është nën përkrahjen e Komunës së Aerodromit dhe kryetarit Zlatko Marin, ndërsa do të mbahet nga 2 deri më 9 shtator të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button