Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, rëndë të lënduar dy persona

Janë lënduar rëndë dy persona në një aksident që ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë – Jazhnicë, njofton MPB, shkruan Portalb.mk.

Rasti është lajmëruar sot në orën 01:15.

Një aksident trafiku ka ndodhur mes automjetit “Polo” me targa të Tetovës, i drejtuar nga F.E. (19) nga fshati Përshevcë dhe një automjeti tjetër “Golf” gjithashtu me targa të Tetovës i drejtuar nga M.T. (34) nga fshati Përshevcë. Në aksident trafiku me lëndime të rënda kanë përfunduar F.E dhe M.T., të cilët më pas janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, thonë nga MPB. 

Inspektimi në vend ngjarje është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button